KreuCelebrity

Babi prehu i qetë, e vogla jote ja doli! Vajzat VIP të cilat janë rritur pa figurën e babit!

“Unë një ditë do të gjej princin tim, por babi do të mbetet gjithmonë Mbreti im”..

Është kjo një shprehje që përshkruan më së miri marrëdhënien e ngushtë që krijohet mes babait dhe vajzës. Shpesh babai për vajzën kthehet si matës  nga i cili ajo do të vlerësojë  meshkujt e tjerë, e ndonjëherë  ne vajzat e gjejmë veten të dashuruara kokë e këmbë me një partner që ka tiparet e babit, sepse figura e dashur e personit më të afërt në jetën e çdo vajze është guida e vërtetë drejt botës së jashtme; e nëse kjo guidë mungon përballja me këtë botë është shpesh e egër…

E në një rast të tillë do të të duhet një karakter i fortë, por më e rëndësishmja një mbështetje dhe figurë po aq të rëndësishme sa ati, edhe pse krahët e saj janë të buta, e ajo është mami, që në këto raste këto zonja kthehen në një artileri e rëndë, që vështirë se mund të mposhten, duke nxjerrë në jetë me gjithë vështirësitë si prind i vetëm, vajza të talentuara e të zonjat, të cilat sot janë ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptar.

Vajza, të cilat mungesa e të atit i ka bërë më të forta, duke u dhënë motivimin që kur secila prej tyre të ngrejë sytë në qiell, të ndjejnë që ai po i sheh nga lart e është krenar cdo ditë e çdo moment, për ç’po bën e princesha e tij aty në tokë….

Marina dhe Luana Vjollca: Dy motrat bukuroshe e kanë nisur karrierën e tyre si velina të fiks fare, por që mundësinë që ju dha në Top Channel ata ditën ta kapin fort, e me shumë punë sot janë kthyer në ndër moderatoret më të njohura të ekranit. Për Marinën dhe Luanën nuk ka patur një figurë mashkullore në shtëpi, pasi babai është ndarë nga jeta kur ato ishin fare të vogla, ndaj edhe ‘barrën’ për të rritur dhe për të edukuar 4 vajza krejt e vetme e ka patur mami, e cila me siguri ka bërë një punë të paqme pasi dy prej vajzave të saj zotërojnë sot ekranet shqiptare.

Lori dhe Sara Hoxha: Prej 10 vitesh figura e babit mungon në familjen Hoxha. Lori dhe Sara asokohe dy vajza në fillim të adoleshencës, moshë kjo delikate për këdo, ju desh të mësoheshin me faktin që babi s’do ishte më fizikisht. Megjithatë trashëgimtaret e Top Media me përkrahjen dhe dashurinë e pakusht të mami Vjollcës, e udhërrëfyesit të tyre, që tashmë gjendet në qiell, ja dolën të bëjnë gjërat e tyre ashtu siç duhet. Lori u shkollua, punon çdo ditë për të çuar përpara atë që babai i saj me aq pasion nisi, e po ashtu edhe Sara e cila edhe pse në moshë fare të re, ka fituar trofeun më të ëmbël në jetën e një femre, atë të të krijuarit të një familje të bukur me Ledionin dhe të voglin London. Me siguri babi Tani është kaq krenar për vogëlushet e tij!

Nora dhe Era Isrefi: Edhe motrat Istrefi kanë patur fatin e keq që babai i tyre të largohej nga jeta 14 vite më parë, kur me siguri ai kishte filluar të projektonte se çfarë do të donte të bësheshin 4 fëmijët e tij në jetë. Nuk e dimë se ç’do të kishte dëshiruar babai i Norës dhe Erës për vajzat e tij, por me siguri teksa i sheh sot nga lart; (Norën e cila është një ndër këngëtaret më të njohura në vend, e kompletuar gjithashtu edhe familjen e bukur që ka krijuar me Robertin dhe vogëlushen Renee; apo Erën për të cilën po flet e gjithë bota), ai nuk do të mund të ishte më krenar se kaq.

Beatriks Ramosaj: 8 vite më parë këngëtarja Beatriks Ramosaj do të humbte babain e saj, dhe mungesën e tij ajo e ndjen cdo ditë, e me siguri do ta ndjejë përjetësisht. Por me ndihmën e  mamit dhe të vëllait, bukuroshja e muzikës ja ka arritur që mungesa e figurës së rëndësishme në jetën e saj të mos ndikojë aspak për keq. Kujtimet që Beatriks ka me babain e saj dhe dëshira për ta bërë atë krenar e kanë ndihmuar bukuroshen e muzikës të krijojë një karrierë të ngadaltë, por të sigurt duke u kthyer në një këngëtare shumë të dashur për publikun.

Vesa Luma: Udhërrëfyesi i Vesës është padyshim ai, babai që mungon çdo ditë. Sukseset, arritjet e triumfin më të madh të Vesës, familjen ajo ja atribuon mamit e babit, që ditën t’i japin edukatën dhe kulturën e duhur që ajo të zgjedhë rreth vetes vetëm njerëz të mirë.Këngëtarja shumë e dashur për publikun i ka kushtuar edhe një këngë figurës së munguar të të atit, tek e cila me siguri e gjen veten çdokush që ka humbur një njeri të dashur….

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF