Komentuesja akuzon Jonida Shehun se lë vajzën pas dore për famën, prezantuesja i përgjigjet 0 1408

Gazetarja e njohur shqiptare Jonida Shehu është akuzuar nga njëra prej ndjekëseve të saj lidhur me edukimin dhe kohën që kalon me vajzën e saj. Nën një foto të publikuar me vajzën e vogël 2 vjeçare Kristal, mami Jonida shkruan “Më merr malli sa fillon java, shumë orë larg teje”. Por kjo shprehje e Jonidës nuk ësht ëpritur mirë nga njëra prej ndjekëseve të saj e cila e akuzon atë për egoizëm.



“Ju njerzit e televizionit shquheni per egoizem.per egoizmin tuaj sakrifikoni dhe femijen.Se nuk rrini dot pa dal ne televizion juuuuu….”- komenton njëra prej ndjekëseve, ndërsa Jonida nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke thënë: po po fiks sic thua ti eshte.Ti kur punon cfaredo pune ben e merr me vete me siguri.Apo hani buke e dashuri juve?.

Por komentuesja në fjalë nuk është ndalur me kaq duke i qëndruar idesë së saj se për hir të famës ajo e lë larg vetes vajzën e saj. “jonida.shehu une e lash specializimin per gjysem per vajzen dhe nuk jam fare pishman”, ndërsa moderatorja e “Soiree” e përmbyll diskutimin me një ‘Bravo të qoftë”.

Previous ArticleNext Article