KreuArt

Urojmë Yllka Mujon për 65-vjetorin e lindjes, nëpërmjet kësaj “kartoline”!

Sot feston 65- vjetorin e lindjes, e nëse kthen kokën pas lehtësisht ajo dallon gjjthë çka ‘shtruar’ në kinematografinë dhe teatrin shqiptar. Me dhjetra role e karaktere Yllka Mujo është aktorja që kolegët e regjisorët përherë kanë dashur ta kënë në kast, e të rinjtë ëndërrojnë t’i ngjajnë. Ashtu siç emocionet e gjalla dhe duartrokitjet e shumta që Yllka ka rrëmbyer pas mbylljes së çdo perdje të çdo shfaqje, po njësoj ajo emocionon edhe nën projektorin e kinemasë apo të ekranit të televizorit…

Mes qindra urimesh që ylli i ekranit të vogël, dhe e perdes së teatrit sot ka marrë, Bordo bashkangjitur me urimin për jetë sa më të gjatë ikonës Mujo, ka përgatitur këtë kartolinë nëpërmjet fotove të roleve të cilëve ajo ju dha jetë.

“I teti në Bronx” roli i Almës (1970)

“Malet me blerim mbuluar” roli i Lilos (1971)

“Beni ecën vetë” në rolin e Letës (1975) 

“Zonja nga qyteti” në rolin e Shpresës (1976) 

“Taulanti kërkon motër” (1984) 

“Shpella e Piratëve” në rolin e Evës (1990) 

“Lule të kuqe, lule të zeza” në rolin e Lilianës (2003) 

“Sonte do të luajmë pa tekst”, (2015)

Zbutja e Kryeneçes” (2017) 

Frankenshtajn (2018)

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF