Veshjet që përdori Meghani për të fshehur shtatzaninë ( aq mirë sa edhe vetë familja mbretërore s`dinte gjë!!) !! 0 704

Në pamje të parë, nuk binte në sy aspak: shumë elegante, me një bark të rrafshët e gjymtyrë të holla, Meghani e ka fshehur me shumë kujdes ( dhe me disa hile) shtatzaninë e saj. Dukesha e Sussex-it është tashmë në tremujorin e dytë sipas mediave britanike, por ka arritur ta mbulojë aq mirë sa edhe vetë familja mbretërore nuk kishte marrë vesh asgjë! Ata duket e kanë mësuar lajmin prej ciftit vetë, ditën e premte, kur ishte dhe dasma e Princeshës Eugenie.

Padyshim, 37 vjecarja është këshilluar nga stilistja dhe mikesha e saj, Jessica Mulroney. Si veproi? Me pardesy me prerje pak më të lirshme dhe gjatësi deri tek gjuri:

Fundi i lëkurës është i përshtatshëm për të tilla situata sepse mbulon mirë

Me pantallona të ngushta të zeza që tregojnë këmbët e holla dhe një bluzë të mbledhur në bel e cila e fsheh fare mirë rrumbullakësinë e barkut

Edhe fundit të zi me pala dhe bluzës së zezë të puthitur pas trupit i hodhi sipër një pardesy dhe të gjerë blu, që e maskon gjendjen për bukuri

Ndërsa fustani elektrizues blu që veshi në një mbrëmje gala kohët e fundit kishte disa pala tek barku që mund t`i ngatërronin njerëzit; dikush do ta kuptonte menjëherë që aty ka një fryrje, por mund të dyshonte se është pasojë e modelit.

 

Previous ArticleNext Article