Yjet e shkurtër: aktoret dhe këngëtaret e bukura e të suksesshme që janë nën 1 metër e 60!!! 0 2075

Kur shikoni filmat ne ekranin e madh, disa prej aktoreve atje duken goxha të gjata. Por një pjesë e tyre janë mjaft trupvogla, ama kjo nuk i ka penguar aspak të shkëlqejnë në Hollivud.

Reese Witherspoon, një prej emrave të rëndësishëm në Hollivud , është vetëm pak më shumë se 1 metër e 54.

 

Kristen Bell – konsiderohet një prej yjeve më të suksesshëm sot në parajsën e filmit. Është vetëm 1 metër e 54 cm, dhe gjatësia nuk ia penguar aspak karrierën. Masa e vogël madje e ka ndihmuar të përzgjidhet në disa role të rëndësishme

Lady Gaga mund t`ju duket sikur ka goxha trup, por në fakt edhe ajo tek 1 metër e 54 cm është e gjatë. Nuk keni faj nëse ngatërroheni, sepse nuk para ndodh që ajo të veshë këpucë të sheshta, ndaj dhe krijohet një ide tjetër për gjatësinë

Ariana Grande është 1 e 53. Përpos kësaj është dhe shumë e imët në trup cka e bën ndonjëherë të duket si fëmijë, por pavarësisht kësaj, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm

Rachel Bilson është 1 e 57, por aktorja ka ecur mjaft përpara e ka marrë edhe tre cmime të shumëlakmuar

E shoqja e Will Smith-it, Jada Pinkett Smith e ka pushtuar prej shumë kohësh tashmë ekranin , por a e dini sa e gjatë është? 1 metër e 52 cm, e konsiderohet një femër mjaft tërheqëse.

Anna Kendrick është emër i ri por mjaft i kërkuar së fundi edhe pse vjen shumë trupvogël e jo më e gjatë se 1 e 57.

Po e famshmja Salma Hayek që duket sikur e mbush plotësisht ekranin, sa e gjatë është thoni ju?  1 e 57 edhe ajo.

1 e 56 Shakira, këtë s`e kishim menduar. Dhe ështe një yll!

Por më e shkurtra është Nicole Elizabeth “Snooki” LaValle, vetëm 1 metër e 42 centimetra!!

Previous ArticleNext Article