KreuStil Jetese

Fati tragjik i femrave që dashuruan Alain Delon-in!!!/ Vetëm një prej tyre e braktisi!

Jam një burrë i bërë për t`i qëndruar pranë gjysmës së bukur të njerëzimit. Nuk kam qenë kurrë mashkulli i një gruaje të vetme, pat deklaruar dikur aktori i famshëm francez. Dhe në të vërtetë, ai ka pasur pranë vetes plot femra në jetën e vet, të cilat nuk i ka dashuruar në të njëjtën mënyrë sic e kanë bërë ato vetë. Në jetë merr atë që meriton dhe sot, Alain Delon është i vetëm dhe i sëmurë. Ai gjithmonë bënte të njëjtën gjë: kur dikush atashohej shumë, e linte për një tjetër “më të mirë“.

Aktorja Romy Schneider, ishte dashuria e parë e madhe e francezit joshës. Por pavarësisht kësaj e tradhëtoi me nje femër tjetër.


Romy praktikisht nuk e mori me veten kurrë sic duhet nga kjo ndarje; ajo u lidh pa dashuri të madhe me Harry Meyen, por jeta iu shkatërrua nga vdekja e të birit në moshën 14 vjecare dhe vetë vdiq shumë e re nga një atak kardiak.
Christa Päffgen- edhe pse shkonin shumë mirë bashkë, Delon nuk rrinte dot me një grua të vetme ndaj e la dhe Christën për një tjetër.
Këngëtarja gjermane, e njohur me emrin e skenës Nico, me aktorin pati një djalë por ai nuk e njohu kurrë ( edhe pse i ngjan kopje!!).
Impakti psikologjik ishte I madh tek Christa që ra në ndikimin e drogës e vdiq 50 vjec nga një atak kardiak.
Nathalie Barthelemy- aktorja dhe modelja me origjine marokene ishte femra me të cilën Alain nisi një marrëdhënie ndërkohë që ishte i fejuar me Romy Schneider.


Me Nathalie-në, ai u martua gushtin e 1964-tës, një muaj përpara se të vinte në jetë djali i tyre, Anthony Delon. Martesa zgjati katër vjet dhe sic rrëfeu ajo vetë, ishte e mbushur me sherre. Zënkat madje kishin nisur që ditën e parë kur u takuan. Ai e braktisi për Mireille Darc.
Me Mireille, qëndroi 15 vjet, por ajo nuk bëri kurrë fëmijë. Në vitet 80, Mireille pësoi një hemoragji cerebrale dhe paskësaj, ai e la, ndonëse vazhduan të mbeten miq.
Kush është femra e vetme që braktisi Alain Delon!

Rosalie van Breemen është sot 54 vjec, por përpara tre dekadash ishte një prej modeleve më të vlerësuara të Holandës. Në atë periudhë, e njohu dhe Alain Delonin, në krah të të cilit kaloi 15 vjet. Nuk u martuan kurrë, por patën bashkë dy fëmijë: Anouchka Delon (28 vjec), aktore dhe Alain Fabien Delon (24), fotomodel dhe aktor.
Në vitin 2001, ajo u nda me Delonin dhe asokohe pati një skandal të madh;
Rosalie u kthye në femrën e parë që linte aktorin e famshëm, të njohur për braktisjen e grave. Marrëdhënia jonë ka qenë pasionante dhe e stuhishme, shprehet ajo, duke degjeneruar në fund, edhe në dhunë fizike nga ana e tij. Edhe i biri, Alain Fabien, e ka pohuar se i ati e godiste të ëmën. Si ai, ashtu edhe djali i madh i aktorit, Anthony Delon, kanë rrëfyer se ai ia kishte thyer hundën Rosalie-së dy herë.

Tags:

Home Të Reja

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF