Hillary Clinton flet për tradhëtine e të shoqit, e mbron dhe fajin ia hedh Monikës! 0 274

A duhet ta kishte dhënë Bill Klinton dorëheqjen pas skandalit të marrëdhënies me Monica Lewinskin? Absolutisht jo, thotë e shoqja Hillary Klinton. Në 1995-sën, Monica ishte një praktikante 22 vjecare në Shtëpinë e Bardhë. Ajo pati disa takime intime me presidentin e kur episodi u bë publik, u kthye në shënjestrën e të dyja partive dhe njerëzve të thjeshtë deri në atë pikë sa mendoi vetëvrasjen.

Tani, me shfaqjen e lëvizjes #MeToo, edhe Monica u rikthye në skenë me një shkrim tek Vanity Fair ku thoshte se ajo që ndodhi me Bill Klinton nuk ishte sulm seksual, por abuzim me pushtetin.

Hillary thotë që nuk ishte aspak ashtu. Monika ishte 22 vjec asokohe, u shpreh ajo, ishte vajzë e rritur; me pak fjalë ishte mjaftueshëm e madhe sa për të kuptuar c`po bënte dhe për të peshuar veprimet e saj. A mund te themi se e ka gabim ?

 

Previous ArticleNext Article