KreuStil Jetese

Sot ditëlindja e Dritan Hoxhës, Arbana Osmani e kujton kështu!

Më 16 tetor 1968 ka lindur themeluesi i ndjerë i Top Media, Dritan Hoxha. Në këtë datë të rëndëishme për familjen Hoxha dhe familjen e madhe mediatike që ai krijoi nuk mungojnë kujtimet që familjarët, miqtë apo kolegët i dedikojnë revolucionarit të medias shqiptare.

Ndër të parat që e ka kujtuar Tanin e Top-it me një postim në rrjetin social Instagram ka qenë prezantuesja historike e këtij televizioni, Arbana Osmani. Në Insta Storyn e saj, prezantuesja ka publikuar një foto të Dritan Hoxhës teksa fryn qirinjtë e tortës në njërën nga ditëlindjen e tij, ndërsa si koment i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen superman”.

Dritan Hoxha u lind në Kukës dhe nëse ëndrra dhe jeta e tij nuk do të ishte prerë në mes në një aksident me makinë më 23 maj të 2008-ës, sot do të festonte 50-vjetorin e ditëlindjes. Top Media dhe familja Hoxha çdo vit në mesnatë organizojnë një festë të madhe për të kujtuar ditëlindjen e tij si dhe për të nderuar figurën e themeluesit të gjigandit mediatik.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF