KreuStil Jetese

Të ikurit: Balla, Ylli, Shehu kujtojnë Tanin e Topit për ditëlindje

Sot themeluesi i Top Media-s Dritan Hoxha do të festonte 50 vjetorin e ditëlindjes nëse nuk do të ishte ndarë tragjikisht nga jeta në majin e 2009-ës. Për të kujtuar Tanin e Top-it disa prej figurave të njohura të Top Channel që janë larguar nga media që ai krijoi shumë vite më parë i kanë kushtuar atij një homazh ditën e sotme.

Sokol Balla: Drejtuesi i “Top Story” dhe me disa pozicione të tjera në televizion ka publikuar një foto me Dritan Hoxhën nën të cilën shkruan:

 

 

Sot Dritan Hoxha do ishte 50 vjec nese nuk do kishte vendosur te na braktiste nje dekade me pare. Po megjithese une sot jam 45, dhe ai eshte 39, ai eshte serish me i Madh se une, me i Madh se te gjithe. Dhe ashtu do te jete Gjithmone. Ne rresht te Pare. I Pari. Tani Yne. Tani i te Gjitheve.

A post shared by Sokol Balla (@sokolballaofficial) on

Një prej njerëzve besnik të Dritan Hoxhës, Erion Ylli ka zgjedhur ta kujtoj atë përmes videos së mëposhtme:

 

 

Anniversary?

A post shared by Show Must Go On!? (@erionylli) on

Eriona Shehu: Një ndër spikeret e spikatura të lajmeve në Top Channel ka zgjedhur gjithashtu një foto kujtim për të kujtuar Dritan Hoxhën

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF