KreuStil Jetese

Brenda shtëpisë elegante parisiene të Evelyne Chetrite!

Kur Evelyn Chatre nisi të punonte me linjën e saj të modës Sandro 1984-ën me vetëm një dyqan në qendër të Parisit, ideja ishte që të ofronte aksesorë shik me çmime të arsyeshme. Që atëherë ky brand është globalizuar dhe tashmë ka 540 dyqane të aksesueshme dhe ka ndihmuar për të përcaktuar fustanin kontemporan Francez duke patur parasysh thjeshtësinë. Chetrite e ka themeluar këtë kompani bashkë me bashkëshortin e saj Didier kur u zhvendosën nga Maroku në Francë.

Familja Chetrite është shpërngulur në shtëpinë e tyre në bulevardin Foch rreth 20 vjet më parë. Zona e qetë dhe hapsirat e gjelbra e tërhoqën çiftin menjëherë kur kërkonin për shtëpi. “Ajo çfarë më pëlqen më shumë është shpirti I këtij vendi,” thotë Chetrite. “Ka diçka romantike dhe shumë parisiane rreth kësaj zone me një prekje antike. Pak më tutje shtëpisë time ndodhet shtëpia ku Maria Callas dhe Aristotle Onasis jetuan lidhjen e tyre të fshehtë dhe ku kompozitori Claude Debussy krijoi disa nga pjesët më të bukura muzikore,” shton ajo.

Ndërsa Chetrite është ndikuar shumë nga historitë që kanë ndodhur jashtë shtëpisë së saj, brenda ambienteve të shtëpisë së saj ajo ka krijuar një ambient që reflekton elegancën e saj. Ajo nuk e ka ndryshuar dizajnin e brendshëm të apartamentit i cili daton që në 1930-ën, ndërsa hapsira e brendshme është dekoruar me vepra arti kontemporane që ajo i klasifikon si ‘Dashuri të mëdha’ mes tyre edhe piktura të Takashi Murakamit.

Chetrite e ka rinovuar dy herë apartamentin dhe e përshkruan dekorin e dekadës së parë që ka jetuar atje si “Shumë femërore. Ishte e ngrohtë por pak e mbingarkuar. Vendndodhja e dhomave nuk ka ndryshuar pasi qarkullimi në apartament është shumë i lehtë kështu që nuk kisha nevojë të punoja me një arkitekt. E vetmja gjë që duhet të bëja ishte të gjeja gjëra të bukura dhe ti bëja të miat.”

Në thelb Sandro është një brand familjar dhe është jeta që Chetrite ka krijuar me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. “Shija ime lidhet më shumë me familjen time sesa një vend të caktuar,” tregon ajo. “Koncepti I shtëpisë është një ndjenjë dhe emocion dhe familja është vlera më e rëndësishme për mua.”

Burimi/ELLE Decor

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF