KreuHoroskop

Horoskopi ditor, 17 tetor 2018

DASHI

Ata që janë çift do të kalojnë një ditë mjaft të bukur sot. Partneri do tregohet i ëmbël dhe i kujdesshëm. Edhe ata që kohët e fundit kanë pasur mosmarrëveshje do e shohin që situata do përmirësohet.

DEMI

Do kaloni momente shumë të lumtura pranë partnerit. Beqarët do të kenë raste shume të mira për të bërë takime interesante. Në aspektin financiar dëgjoni këshillat e miqve tuaj.

BINJAKET

Nuk është dita e duhur për të ndërmarrë rreziqe apo për të bërë ndryshime. Shmangni këto dhe do keni shmangur edhe surprizat e këqija.  Do të njihni një person mjaft interesant sot për të gjithë ata që janë vetëm këtë periudhë.

GAFORRJA

Yjet do t’ju bëjnë shumë tërheqës sot. Nuk do të jetë e vështirë të bëni për vete persona që ju interesojnë. Do të jeni shumë të lumtur sot, kështu që lërini mënjanë dyshimet e gëzoni këto momente të mrekullueshme.

LUANI

Në zyrë do ju besohet një detyrë ku do ju duhet që të zgjidhni që ta përfundoni vetë apo të kërkoni bashkëpunimin e kolegëve tuaj. Yjet ju këshillojnë që të merrni në konsideratë hipotezën e dytë.

VIRGJERESHA

Do të jetë një ditë e favorizuar nga fati për ata që u duhet të nënshkruajnë kontrata, apo për të bërë blerje të rëndësishme. Yjet do të jenë nga ana juaj e do ju favorizojnë në zgjedhjet që do të bëni. Raporti në çift po kalon një moment krize.

PESHORJA

Sot do harxhoni shumë kohë duke u marrë me veten. Do të keni mbështetjen e partnerit që çdo iniciativë që do të merrni. Në punë do të jeni në qendër të vëmendjes për shkak të angazhimeve tuaja.

AKREPI

Falë mbështetjes së disa planetëve ju do përmirësoni situatën në çift. Klima do fillojë të ekuilibrohet dhe do komunikoni më tepër me partnerin.  Kujdes!

SHIGJETARI

Dita e sotme do të jetë e mirë për të gjithë ata që janë çift, mjafton të mos shfaqeni xhelozë në sytë e partnerit. Në punë do të keni surpriza të këndshme.

BRICJAPI

Bëni mirë të lëvizni përpara se të jetë shumë vonë. Edhe pse nuk i keni idetë e qarta mbi atë që dëshironi me të vërtetë, sot do të arrini të keni sukses, duke marrë më të mirat e të gjitha fronteve.

UJORI

Ndonjëherë është mirë të gjykoni sipas intuitës tuaj në vendime të rëndësishme. Hëna do të vërë në lëvizje  entuziazmin tuaj duke larguar tej dyshimet dhe paqartësitë.

PESHQIT

Mundohuni të vlerësoni humorin e mirë të personave që ju rrethojnë në vend që ta kritikoni vazhdimisht. Me durim e ekuilibër mund të punoni për të vënë në rregull një telash që ju ka ndeshur kohët e fundit.

Marrë nga Panorama

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF