Kë ka dashuruar Melania përpara Donald Trumpit? 0 951

Melania është sot Zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara, por publiku amerikan e njihte që përpara, sigurisht falë bashkëshortit të saj të famshëm miliarder. Janë martuar prej më shumë se 13 vjetësh; kur u njohën, Melania ishte 28 vjec, që do të thotë 7 vjet pasi biznesmeni slloven Jure Zorcic, ka qenë, ashtu sic pretendon ai, i dashuri i Melanias.



Zorcic ka rrëfyer sesi e kishte magjepsur bukuria dhe stili i saj, por e pat bërë edhe një koment për anën fizike: ka qenë fare e rrafshët nga gjoksi, thoshte ai, ndërsa tani ..duket që ka bërë ndërhyrje! Kur Zorcic doli me këto pretendime dy vjet më parë, një zëdhënës i Trumpit i hodhi poshtë si “ fantazi të pastër“. Ndërkohë Vanity Fair thotë së Melania nuk ka pasur shumë takime romantike pas zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara.

Ishte e fokusuar tek modelingu, donte të bënte karrierë. Të njohur të saj thonë se nuk ishte ndonjë fanse e madhe e jetës së natës dhe nuk bënte miq të rinj. Trumpin e njohu në 1998-tën, gjatë një feste në kuadrin e javës nju jorkeze të modës.

Që prej atëherë janë bashkë, pavarësisht se shumë raporte në media e tregojnë marrëdhënien e tyre si shumë larg perfektes, duke iu referuar fjalëve për tradhëtitë e shumta të manjatit të pasurive të patundshme.

Previous ArticleNext Article