Vajza e “Hyrremit“, qenka një kopje e vogël e adhurueshme e saj! 0 1130

Meryem Uzerli , apo sullnatesha “ Hyrrem“ sic e njohim ne, është sërish single, por jetën e ka të mbushur plot. Aktorja i është përkushtuar plotësisht vajzës së saj tre vjecare, Lara, kopja e vet në miniaturë!!

Kur ishte shtatzënë, Meryem u detyrua të linte përgjysëm serialin “Sulejmanin e Madhërishëm”   e të kthehej në Gjermani ku jetonte përpara se të bëhej e famshme në Turqi. Ajo ka rrëfyer se vuante nga  sindroma “Bournout”, e cila shkakton reagime ekstreme gjatë periudhave te ngarkuara me stres. Partneri i vet Can Ates, babai i vajzës, nje biznesmen dhe playboy i njohur turk, i kishte kërkuar që  ta abortonte fëmijën ( ndërkohë edhe e tradhëtonte). Aktorja vendosi të ndahej prej tij dhe vajzën tani e rrit pa probleme e vetme.

 

 

Previous ArticleNext Article