Ajola Xoxa ka dy fjalë për të birin dhe dedikimi është kaq emocionues! 0 2532

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u bë nënë për herë të parë më 6 tetor të këtij viti.

Kur ende nuk janë mbushur dy javë që kur i biri Kajan ka ardhur në jetë, nëna e re i ka kushtuar disa fjaë të ndjera vogëlushit, në publikimin e parë që bën lidhur me mëmësinë.

Ajola ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, e cila është shkrepur 12 orë përpara se i biri të vinte në jetë, duke i dedikuar vogëlushit disa fjalë prekëse dhe të ndjera e duke shpeehje dëshirat e saj si nënë për atë se kujt do të donte t’i ngjante ai.

Kjo fotografi është marrë 12 orë përpara se ti të vije në jetë Kajan, e të na e mbushje jetën plot me dritën e bardhë të rrezes së parë të agimit. Mami uron që ti të rritesh i shëndetshëm, të bëhesh një njeri i mencur, i mirë dhe i drejtë, të të udhëhequ i ne jetë gjithnjë dashuria dhe asnjëherë inati; të bëhesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemrën plot mirësi si nëna Valbona dhe plot dedikim si nëna Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, të kesh buzëqeshjen gjithë dritë si gjyshi Luani që të mbron nga qielli, zemrën të paqtë si stërgjysja Gano, dhe të jesh cool si xhaxhi Arbi. Nga mami tashmë t’i e ke marrë të gjithë zemrën dhe zemra ime qëndron e gjitha aty brenda zemrës tënde të vogël, përgjithmonë”- shkruan juristja nën foto.

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj mirëpritën në jetë djalin Kajan në 6 tetor në maternitetin e Tiranës, Koço Gliozheni.

Previous ArticleNext Article