KreuCelebrity

Burra merrni shembull nga burri i Aurela Gaçes! Ja si ja kurdisi surprizën këngëtares

Aurela Gaçe festoi dy ditë më parë ditëlindjen e saj, e cila ishte një mbrëmje feste speciale mes miqsh, foto nga e cila u publikuan edhe në rrjetet sociale. Por ajo që ne nuk paskemi ditur është që e gjitha paska qenë një kurth-surprizë që i është ngritur këngëtares së njohur nga bashkëshorti i saj, Skerdi.

Vet Aurela ka treguar në një postim falenderues në Instagram se si ka ndodhur i gjithë organizimi, një ide e babait të dy vajzave të saj, i ndihmuar edhe nga miqtë e tyre.

 

 

Nuk kisha asnje plan per te festuar. Mendova te mbidheshim ne shtepi ne familja edhe kaq. Por Skerdi kishte plane te tjera?… ne oren 2 mbasdite ka filluar te organizoje gjithcka, edhe sa mire qe i kemi miq @geraldina_sposa qe marrin persiper ne momentin e fundit edhe zbukurimin e tavolines?? sic dine ata . . Telefonoi miqesine time te vjeter me te cilet kam shume vite qe ndaj shume ngjarje, bashkepunetoret e e grupin , familja po e po, e ne fshehtesi me surprizuan keshtu???????. . Skerdi i ja del gjithmone te me gezoje❤. Ai e njeh shpirtin tim , di me detaje cfare me ben te gezohem, e di qe i dua njerezit . Ai e di dobesine time per zerin e Aleksander Gjokes dhe ashtu papritur e solli surprize . Ngaqe me njeh mire, mblodhi rreth meje njerez qe gezonin per mua . Edhe i ja doli?❤ sepse une vetem keshtu dua te festoj, mes dashurise. Disa nga miqte e vjeter nuk arriten dot sepse gjithcka u organizua per pak ore…disa edhe nuk ka arritur ti lajmeroje per arsye hutimi? ….por ditelindje te tjera na presin? . Njerezit prane ,kane me shume vlere se cdo dhurate tjeter.

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on

Çfarë nga mbetet ne për të thënë: Burra merrni shembull nga Skerdi i Aurelës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF