Burra merrni shembull nga burri i Aurela Gaçes! Ja si ja kurdisi surprizën këngëtares
Aurela Gaçe festoi dy ditë më parë ditëlindjen e saj, e cila ishte një mbrëmje feste speciale mes miqsh, foto nga e cila u publikuan edhe në rrjetet sociale. Por ajo që ne nuk paskemi ditur është që e gjitha paska qenë një kurth-surprizë që i është ngritur këngëtares së njohur nga bashkëshorti i saj, Skerdi.
Vet Aurela ka treguar në një postim falenderues në Instagram se si ka ndodhur i gjithë organizimi, një ide e babait të dy vajzave të saj, i ndihmuar edhe nga miqtë e tyre.