KreuStil Jetese

Cila këngëtare kthehet në festival pas 17 vitesh?

Festivali i Këngës në edicionin e tij të 57-të do të rikthejë sërish në skenën e tij pas 17 vjitesh këngëtaren e njohur shqiptare Eranda Libohova. Lajmin e ka konfirmuar edhe vet artistja në Istagram, e cila ka treguar se kënga e saj pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion titullohet “100 pyetje” me muzikë të Gent Myftarajt dhe tekst të Pandi Laços.

Ky projekt rikthen Erandën pas 17 vitesh në Festivalin e Këngës, festival te i cili ka shkëlqyer duke kënduar hite të cilat këndohen dhe dihen përmendësh nga të gjithë, edhe sot. Mjaft të kujtojmë disa prej perlave të saj muzikore si “Kthehu për vehte për mua”, “Bota iluzion” apo edhe në bashkëpunimet me motrës e saj, artisten e njohur Irma Libohova me këngët “Apokalips” në vitin 1999, “Nuk e harroj” këngë më të cilën motrat Libohova kanë fituar çmimin e parë në Fest ’26 në vitin 1987.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF