KreuHoroskop

Horoskopi ditor 18 tetor 2018

Dashi

Hëna dhe marsi ndodhen në aspekt shumë të favorshëm në shenjën e Ujorit. Falë ndërhyrjeve të tyre  pozitive do të arrini të tregoni një ide fituese që prej kohësh po përpiqeshit

Demi

Për të mbrojtur lirinë tuaj rrezikoni t’i bëni keq dikujt që e doni. Ndërhyrjet jo favorizuese të Hënës dhe Marsit  në shenjën e Ujori do t’ju bëjnë shumë agresivë dhe mbi të gjitha ju shtyjnë të flisni enkas  negativisht për të tjerët.

Binjaket

Ndiqni arsyen e zemrës të shtyrë nga ndikimet e fundit të Hënës tek Ujori.  Mos u pendoni për zgjedhjet që do të bëni sot pikërisht sepse do të diktohen nga ndjenja të sinqerta dhe jo të lidhura me strategji që nuk ju çojnë askund.

Gaforrja

Keni nevojë që të kaloni më shumë kohë me miqtë. Në fakt në këtë periudhë  vetmia ju rëndon shumë  edhe për shkak të disa planetëve në shenjën e Bricjapit. Mos keni frikë të kërkoni mbështetje nga njerëzit që keni për zemër.

Luani  

Vazhdon kundërshtia e mërzitshme  e Hënës dhe Marsit tek  Ujori.  Me siguri që duhet të lini diçka të ikë, duke hequr dorë nga një kënaqësi në pritje të një triumfi më të madh dhe më të kompletuar edhe pse mund të jetë për një kohë më të largët.

Virgjëresha

Pozicioni jo harmonik i Jupiterit tek Binjakët do t’ju bëjë që të ankoheni gjatë ditës së sotme. Personat që ju rrinë afër do të përpiqen në të gjitha mënyrat që t’ju ngrejnë moralin por do të jetë e vështirë, sepse nuk dëgjoni asnjë por vazhdoni të ankoheni.

Peshorja

Hëna tek Ujori në aspekt favorizues është një burim optimizmi që do t’ju ngrohë zemrën dhe mendimet. Ato që deri pak kohësh ju dukeshin ëndrra pa bazë, sot po fillojnë të duken të arritshme.

Akrepi

Bëni kujdes  në zgjedhjet e nxituara.  Në këtë moment jeni shumë të ndjeshëm nga ana emocionale dhe Hëna në shenjën e Ujorit ju bën nervozë dhe të pasigurt. Keni nevojë për më shumë kohë për të marrë vendime.

Shigjetari  

Jeni plot energji dhe nuk po arrini të qëndroni  asnjë sekondë. Hëna dhe marsi në aspekt harmonik  ju bëjnë krijues dhe pasionantë.  Përfitoni për të çuar para  projekte në të cilat besoni për t’u argëtuar sadopak.

Bricjapi

Urani ndodhet në aspekt jo harmonik në shenjën e Dashit dhe ky kalim nuk është shumë i favorshëm për ju. Nuk mund të kontrolloni ngjarjet siç do të donit  dhe ka mundësi që ndonjë hollësi t’ju shpëtojë nga duart. Mos i nënvlerësoni detajet.

Ujori

Raportet ndërpersonale do të dinë sot t’ju frymëzojnë  momente  humori edhe falë pranisë të hënës dhe Marsit në shenjën tuaj. Toni juaj jetësor do të jetë lart dhe nuk do të keni asnjë moment lodhjeje gjatë gjithë ditës.

Peshqit

Kapacitet tuaja krijuese në këtë moment janë fikur për shkak të pranisë të jupiterit në shenjën e Binjakëve  që ju heq optimizmin dhe entuziazmin. Thelloni më mirë energjitë tuaja  sepse do të jetë e nevojshme për t’i bërë një kthesë situatës tuaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF