KreuInterior

Si të dekoroni shtëpinë tuaj duke gërshetuar stile të ndryshme dizajni!

Disenjuesja e interiorit Jessica Schuster mund të konsiderohet si mbretëresha e gërshetimit të stileve të ndryshme të disajnit brenda një shtëpie. Jessica na tregon si të vendosim një abazhur të madh që është super modern në një dekor antic, një tavolinë prej druri në kuzhinë apo një pjesë arti të vendosur mbi një divan bohem. Ajo tregon se ndonjëherë se edhe pse disa gjëra duket sikur nuk kanë lidhje me njëra tjetrën ato në fakt kompletojnë njëra tjetrën. Schuster na jep disa këshilla si të dekorojmë ambientin e shtëpisë tonë dhe të guxojmë në dekor.       

Varni në mure vpra arti të realizuara në pëlhura për tu dhënë mureve më shumë dimension dhe për ti bërë më interesantë.

Për pjesën e tavolinës së ngrënies bashkoni aksesorë prej briri dhe kocke si për shembull ky që shihni në foto.

Në hapsira moderne, linjat e rregullta arkitekturore gërshetojini me aksesorë antikë për të dhënë një ndjesi të ngrohtë.

Motivet klasikë ndihmojnë për ti shtuar ambientit ngrohtësi por edhe një karakter të hapsirës së përgjithshme që rëndohet nga dekori modern.

Bëhuni krijues duke vendosur letrën tuaj të preferuar murale e cila plotëson edhe pjesën tjetër të dekorit.

Shpërthimi i ngjyrave dhe dritës në dekorin e dhomës i japin asaj një pamje rrëzëllitëse prandaj bëhuni krijues me aksesorët plot ngjyra dhe luani me ngjyrat e murit.

Mos kini frikë të gërshetoni teksturat me printet apo aksesorët me çmime të ndryshme.

Për ti dhënë një tavoline transparente një pamje më moderne bashkojeni me një tavolinë prej druri për të gërshetuar sipërfaqjet dhe teksturat.

Bashkoni modernen dhe antiken.

Përdorni një tapet natyral, të punuar me dorë për një prekje më antike.

Burimi/ELLE Decor

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF