Bamir Topi gjysh: Për herë të parë shfaq nipërit në ekran dhe rrëfen marrëdhënien me ta 0 656

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ka folur sot për rolin e tij të ri në familje si gjysh i dy nipërve të vegjël. Në një intervistë të dhënë nga ambientet e vilës së tij për Bieta Sulon për emisionin “Ftesë në 5”, Bamir Topi rrëfeu lidhjen e tij me fëmijët e dy vajzave të tij: Nada dhe Etida.

Me një entuziasëm të kuptueshëm dhe një emocion që i lexohej lehtësisht në fytyrë, politikani i njohur tregoi se është tejet i lidhur me nipërit e tij e se nuk ikën në mëngjes në punë pa i takuar e nuk fle në mbrëmje pa i dhënë puthjen e natës së mirë. Ndër të tjera ish-presidenti rrëfeu se e gjithë familja mblidhet bashkë ditën e dielë, një zakon disavjeçar e traditë e familjes së tij që nuk ndryshohet apo preket nga anazhime të tjera, pasi të dielave ai nuk lë asnjë impenjim tjetër por qëndron gjithmonë me familjen

Ai tregoi se tashmë me nipërit shtëpia e tij është e mbushur plot dhe e gjallëlluar megjithëse ai është në pritje që vajzat ta bëjnë gjysh sërish në të ardhmen.

Previous ArticleNext Article