E pyesin për tradhëtinë e burrit, Zaimina çudit me përgjigjen! 0 973

Zaimina Vasjari është e ftuara e kësaj të shtune e emisionit “Shiko kush Luan”. Nga videoja promovuese e kësaj puntate të emisionit, ku janë zbuluar edhe të ftuarit, shfaqet Zaimina e cila pyetet nga drejtuesja e “Shiko kush Luan” Luana Vjollca lidhur me tradhëtinë e bashkëshortit të saj. Por përgjigjia e shoëgirl-it nuk është aspak ajo që pritej.

“Çfarë do të ndodhte nëse larg qoftë do t’ju tradhëtonin partnerët”- është pyetja të cilës Zaimina iu përgjigj menjëherë “Jo, nuk do ndahesha! Do ja falja”, duke pohuar se ajo e fal tradhëtinë e bashkëshortit të saj, nëse një ditë do të ndodhte.

Zaimina është prej shumë vitesh në një histori dashurie me partnerin e saj Klodin me të cilin ka edhe një vajzë 9 muajshe të quajtur Khloe.

Previous ArticleNext Article