Lady Gaga, viktimë e agresionit seksual: mes lotësh, tregon traumën e pësuar! 0 686

NukiI tregova askujt; por pas asaj ngjarjeje unë nuk isha më e njëjta, jeta ime ndryshoi tërësisht! Femra ekstravagante, e fortë dhe shpërfillëse që kemi parë në skenë nuk kishte asgjë të përbashkët me Lady Gagën e brishtë e të përlotur qe rrëfeu përpara publikut në eventin e organizuar nga “ Elle“ , traumën e përdhunimit, të përjetuar në moshën 19 vjecare.

Më e dhimbshmja në tregimin e saj ishte pjesa kur pohoi atë që fatkeqësisht ndiejnë shumë femra të përballura me një tmerr të tillë: turpin. Kam fajësuar veten, tha këngëtarja, ka ende ditë kur rri e mendoj se ishte faji im. Dhe kjo është barra e rëndë me të cilën i duhet të jetojë prej kaq kohësh. Por nuk mbaron këtu. Ylli I popit shprehet më pas se pas se ia tregoi disa njerëzve të fuqishëm atë që I ndodhi, por nuk bënë asgjë.

Aktualisht megjithatë jeta e saj ka hyrë në një fazë shumë më të qetë, duket edhe falë të fejuarit Christian Carrino.

Previous ArticleNext Article