Stilisti shqiptar feston ditëlindjen, e shoqja i kërkon ndjesë. Cfarë arsye mund të ketë? 0 546

Urimet janë gjithmonë të mirëpritura për ditëlindje, sepse e bëjnë ditën tënde edhe më të bukur.  Por ato të njerëzvë të dashur zënë një vend të vecantë dhe i tillë ishte dhe urimi që bashkëshortja i kishte rezervuar stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti.

Pak muaj më parë erdhi në jetë vajza e tyre, dhe urimi i shoqëruar me një ndjesë, e kishte një lidhje me këtë. “Edhe 100 vjet për dashurinë e jetës sime, ka shkruar Edita Ramadani; më fal që udhëtimi i ditëlindjes kësaj radhe ishte i pamundur, për shkak se në jetën tonë është një mrekulli që do përkujdesje. Por në mundësinë e parë do të ta kompensoj”, vazhdon mesazhi i ndjerë i saj.

Po publikishi i erdhi përgjigja, që në fakt qe më shumë se kaq, qe një rikoformimim i thellë dashurie..“Nuk e di a do të ta fal, i thotë fillimisht me shaka Valdrini, që pastaj shton:“ ti dhe Bella jeni gjithçka qe kam“.

Previous ArticleNext Article