KreuFashion

11 gjëra që duhet të dini për HERMES

Historia e kutisë portokalli, nga një trashëgimi familjare tek një ikonë mode: BORDO sjell 11 fakte rreth markës së njohur franceze Hermes. Shtëpia e modës Hermes lindi fillimisht si një dyqan i thjeshtë, që shiste veshje, e më pas u orientua drejt aksesorëve të lëkurës. Dy janë çanta ikonë të Hermes: Kelly dhe Birkin. Çanta Kelly u kthye në ikonë në vitet ’30, derisa u përjetësua në krahët e Grace Kelly. Ndërsa Birkin u dizenjua nga stilisti Jean-Louis Dumas. Gjatë një udhëtimi Paris-Londër, ai takoi aktoren franceze Jane Birkin, e cila i tregoi se sa e vështirë ishte të gjente një çantë që t’i bënte punë, duhet të ishte: femërore, komode dhe e madhe. Dumas krijoi atë çantë që më pas u bë modeli mitik. Kostoja bazë e të dy modeleve 5000 euro.

Shalli Hermes1) EMRI

Thierry Hermes është krijuesi i perandorisë së modës, por emri Hermes vjen nga perëndia greke.

2) SHTËPIA

Githçka nisi plot 180 vjet më parë në një dyqan artizanal, i cili krijonte pajime prej lëkure.

3) DYQANET

Kjo është marka më luksoze në botë e aksesorëve, të cilën sot mund të gjesh në plot 315 dyqane.

4) KAFENE

Dyqani Hermes i Parisit i cili ndodhet në rrugën Sèvres ka një kafene dhe një librari në brendësi.

5) BLERJET ONLINE

Hermès ka qenë ndër të para marka luksi e cila ka lançuar blerjet online përmes portalit në 2001.

Cantat KELLY dhe BIRKIN6) KELLY dhe BIRKIN

Këto janë çanta më të famshme të frymëzara respektivisht nga aktoret Grace Kelly e Jane Birkin.

7) KUTIA PORTOKALLI

Ato ishin fillimisht ngjyrë kremi, por u kthyen në Portkalli gjatë luftës për mungesë materiali.

8) GAMA

Në 1994 Hermès merr një ‘oscar’ për çantat e famshme portokalli që sot arrijnë në 188 syresh.

9) SHALLI

A e dinit që fija që nevojitet për 1 mijë shalle Hermès është e njëjtë me distancës Tokë – Hënë.

10) BIZNESI FAMILJAR

Pierre Alexis Dumas është drejtor artistik i kompanisë dhe i përket 6 brezave të familjes Hermes.

11) FILANTROPIA

Fondacioni Hermes nxit promovimin e produkteve tradicionale artizanale dhe mbron amjentin.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF