VIP-at shqiptare që imitojnë ( qartazi) Kim Kardashianin !! 0 1090

Kim Kardashian është sot një prej femrave më të mediatizuara në botë, dhe kjo jo vetëm prej reality show-t të familjes së saj, por edhe prej faktit se ka arritur në pikën që të infuencojë në një nivel gati të pabesueshëm gra e vajza anembanë globit duke qenë se shihet si nismëtare mjaft e suksesshme  trendesh të reja. Këtij ndikimi nuk i kanë shpëtuar as VIP-at shqiptare. Disa, prej tyre frymëzohen duket më shumë se të tjerët nga më e famshmja e klanit Kardashian, aq sa përpiqen edhe të duken si ajo. Nje ndër të parat që na vjen në mend është trashëgimtarja jone e pasur këtu, Lori Hoxha,  e komentuar gjithmonë për stilin e vet. Fansat e patën pyetur një herë haptazi përse e kopjon aq shumë Kimin dhe ajo nuk e mohoi përkundrazi tha: “ “Sepse dua, I like them”, shkroi  duke iu referuar veshjeve të përdorura prej të preferuarës së saj.

Nuk mund t`i mungonte kësaj “ liste“ Fjolla Morina, qe edhe flokët i mban si ylli 37 vjecar, e shumë të ngjashëm bën edhe make up-in ( ndonjëherë madje, po s`e pate mendjen mund të ngatërrohesh)…

Anxhelina Hadërgjonaj sapo e kopjoi hapur Kimin kur u shfaq topless dhe e mbuluar me xixa..

Nora Istrefi gjithashtu na e ka treguar se e ndjek dhe shpeshherë, frymëzohet nga veshjet e Kimit. Në mendje në mënyrë të vecantë i kishte mbetur ky fustan i zi transparent e tejet provokues ( Kimi njihet për gjëra të tillë), dhe u shfaq kohë më parë me dicka të ngjashme.  Nuk kemi sesi të mos e themi që dukej super me format e saj bombastike!

 

Luana Vjollca jo vetëm tenton të vishet si Kim Kardashian, por duket synon dhe një ngjashmëri fizike më yllin e reality show-t ( ka marrë komplet format e saj, ose të paktën atë kërkon!!). Dëshirën për tu lakuar aq sa ajo, Luana na e përcjell edhe në mënyra të pavullnetshme, sic ishte rasti kur akuzoi Kimin “gjoja për kopje“, sepse i kishte rregulluar flokët me disa karfica të zeza ashtu si moderatorja jonë ( ky është një lloj trendi në fakt që nuk ka lindur në Shqipëri, por nejse).

Luanën ndërkohë tani vonë e pamë me një veshje që ishte huazuar qartazi nga Kim, dhe ky nuk ishte rasti i parë.

Bebe Rexha është më modestja në renditje. Përvec talentit të padiskutueshëm, linjat trupore dhe fytyra joshëse e kanë bërë mjaft të preferuar këngëtaren shqiptare, që ka një fundshpine “bombë“ ashtu si dhe e famshmja Kim. Dhe pikërisht këtë pjesë të trupit ka përdorur për të imituar 37 vjecaren dhe pozën epike të mbajtjes së një gote aty.

Shumë më sportive në veshje ( e duke i dhënë gjësë edhe tone shakaje), Bebe e bëri me një birrë. Tentova të rikrijoj foton e Kim Kardashian. As afër saj nuk jam. Tentova më të mirën”, pat shkruar ajo në Instagram.

 

Previous ArticleNext Article