“Delegacioni“ triumfon në festivalin e Varshavës; filmi shqiptar më i miri!!!! 0 1695

Me regji të Bujar Alimanit, një kast të jashtëzakonshëm aktorësh e një skenar që godet me të parën, filmi shqiptar “ Delegacioni“ e pushtoi festivalin e Varshavës, duke mos bërë thjesht një paraqitje dinjitoze në eventin prestigjoz, por duke i rrëmbyer atij praktikisht cmimin e vet të madh, atë të filmit më të mirë!

Filmi që rikthen të shkuarën komuniste në një dritë tjetër tashmë, e ka shënjuar fort këtë festival, ku konkurenca nuk ishte e vogël. “Delegacioni“ pati premierën e tij botërore në “Warsaw Film Festival”.

Cmimi i fituar me aq mund është një vlerësim i rrallë për aktorët e njohur të tij si Viktor Zhusti, Ndricim Xhepa, Xhevdet Ferri, Kasem Hoxha e Rovena Lule, por edhe një homazh për Artan Minarollin. Ai që nisi si projekt me skenarin e të ndjerit, u përfundua nga Alimani, cka bën që të konsiderohet si një ndër më prekësit në kinematografinë tonë.

 

 

Previous ArticleNext Article