Diana i deshi shumë që të dy fëmijët, por cili ishte i preferuari i saj dhe përse?? 0 1854

Princesha Diana ka qenë një nënë shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj, por miku i vet, gazetari Richard Kay thotë se Lady D ka ndjerë gjithmonë nevojën t`i tregojë Harry-t më shumë afeksion dhe ta trajtojë në një mënyrë pak më të vecantë.

Me djalin e saj të vogël Diana kishte një marrëdhënie tjeter dhe kësaj, Kay i jep këtë shpjegim: “ Ajo i adhuronte të dy djemtë, por e dinte që Williami do të ketë gjithmonë një vëmendje mjaft më të madhe sepse është mbreti i ardhshëm. Ndaj ndjente se duhet t`ia kompensonte pak Harry-t situatën duke i treguar edhe më shumë afeksion. Kështu mund ta “ ndreqte“ disi faktin që Williami është në sytë  e të gjithëve, ndërsa Harry mbetej në hije“.

Ndërkohë Kay shton se Diana mendonte që mbretëresha nga ana tjetër e shprehte qartë preferencën për Williamin, ndërsa Harry-n e trajtonte shumë ftohtë.

Previous ArticleNext Article