KreuCelebrity

Intervistë ekskluzive/ Agnesa Vuthaj, ‘bisneswomen’ që ka punuar për 50 euro në muaj!  

Ajo është kombinimi fatal; e bukur, e zgjuar, e suksesshme…Dhe e pasur!

Kur e bukura kombinohet me talentin, asgjë nuk mund ta ndalë. Ky është shembulli i Agnesa Vuthaj, Miss Albania, e cila prej kohësh e ka kthyer në një brand emrin e saj, i cili lidhet fort pas një marke të suksesshme aksesorësh, e cila debutoi në Pranverë edhe në Javën e Modës në New York. Si është të jesh e bukur, inteligjente, businessëomen, Agnesa shpjegon sekretin e suksesit të saj, i cili prej kohësh ka kaluar edhe përtej Oqeanit…!

Agnesë nëse do të bëni një bilanc të këtij viti, çfarë keni arritur?

Viti 2018 deri më tani ka qenë një vit shumë i veçantë dhe interesant, mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme, si për mua personalisht, por edhe për biznesin tim. Meqënëse biznesi im udhëheqet nga unë, vendimet apo ndryshimet kryesore varen gjithashtu nga unë. Lëvizjet më të rëndësishme kanë ndodhur në Pranverë në New York ku momentalisht marka ime ështe aktive nën ombrellën e një multi brand store të mirënjohur ndërkombëtarisht, të cilët menaxhojnë shitjet fizike, online, prezantimet e produkteve nëpër evente, foto apo video, ndërkohë po planifikohen strategjitë për 2019.

Ju jeni e para që keni krijuar një brand të sukesshëm aksesorësh, si nisi gjithçka?

Ideja nisi nga dëshira për të krijuar diçka timen, kishte shumë vite që isha në fushën e modës dhe bukurisë, dhe projektet kryesore ishin reklama për brand-e të ndryshme vendore apo ndërkombëtare, si dhe spektaklet e bukurisë, ku mundësoja përfaqësimin e Kosovës në konkurse ndërkombëtare. Ndjeja që duhej të fokusohesha në diçka timen, të krijoja diçka nga e para dhe ta rrisja me pasion e dashuri, duke pasur mbi krah përvojën në fushën e modës dhe etjen për fushën e biznesit. Është e rëndësishme të guxosh të fillosh, pastaj shumë gjëra rrjedhin vetë e shumëçka mëson rrugës.

Bota e biznesit është një fushë e egër për një femër, çfarë vështirësish keni hasur gjatë këtij rrugëtimi?

Vështirësitë e para në “botën e egër” i kam hasur shumë më herët, në fillimet e mia si konkurrente dhe fituese e spektakleve të bukurisë, pastaj në punët e para pas studimeve, ndërkohe kur fillova biznesin tim isha e përgatitur dhe më e fuqishme për t’u përballur me barrierat apo sfidat që do të hasja. Sigurisht që në këtë fushë gjithçka ishte e re për mua, nga dizajnimi deri tek shitja e produktit. Fillimi ka qenë me ditë të mbingarkuara pune që zgjasnin deri në 18 orë, por mua më pëlqen të punoj dhe të jem produktive më shumë sesa të pushoj.

Njerëzit e biznesit të krijojnë përshtypjen se janë shumë të ftohtë, por është pak e vështirë ta lidhim këtë fakt me portretin tuaj të ëmbël e paqësor!

Në fakt gjithmonë e dëgjoj zemrën për vendimet që marr në jetë. I besoj shumë intuitës dhe gjithmonë më ka udhëhequr saktë.

Si një CEO çdo të bënte Agnesa në kulmin e nervozizmit me punonjësit tuaj?

Biznesin e kam nisur me shumë dashuri dhe jam përkushtuar pafundësisht për ta ngritur dhe kur punonjësit që paguhen për një punë, nuk e kryejnë siç duhet, sigurisht që ky është një moment shumë zhgënjyes. Mbaj mend sa e vështirë ka qenë për mua të heq nga puna një punonjëse për herë të parë. Fillimet kanë qenë të vështira, sepse nuk kisha përvojen e duhur në menaxhimin e punëtorëve, dhe ndonjëherë kur sillesh shumë mirë me punëtorët, disa e shfrytëzojnë mirësjellen në favor personal…dhe ka patur raste që edhe qaja nga zhgënjimi apo inati, por tani gjithçka është ndryshe. Vazhdoj të jem shumë e këndshme me punonjësit dhe dua që në ambientet e punës të ketë një frymë pozitive, dhe ata që sjellin negativitet, nuk punojnë për kompaninë time.

A ka patur ndonjë moment kur keni menduar të hiqni dorë nga kjo sipëmarrje?

E kam shumë të vështirë të heq dorë nga gjërat e mia, qoftë projektet apo njerëzit e afërt. Për disa vite kisha një dyqan në Prishtinë, ku përveç brandit tim shisja edhe brande të tjera, të cilin e mbylla vitin e kaluar për të vazhduar vetem me brandin tim online dhe në Neë York, dhe nuk ka qenë aspak e lehtë të merrja atë vendim, por koha ka treguar që ishte zgjedhja e duhur. Këtë vit kam pasur oferta për ta shitur sipërmarrjen time, por nuk jam akoma gati për të hequr dorë, as pjesërisht.

Çfarë ju inspiron kur dizajnoni një aksesor? Si ndodh procesi i punës?

Frymëzimi vjen nga dëshira dhe pasioni për të sjellë produkte të bukura, me stil, praktike dhe të krijuara me shumë dashuri. Çantat e punuara me dorë deri në detaje nga artizanë italianë me traditë dëshmojnë jo vetëm cilësinë dhe elegancën, por përcjellin përkushtim, kreativitet, dhe dashurinë për punën dhe garantojnë përjetësinë e produkteve. Çantat tona bartin një copë nga jeta jonë, një energji që ndjehet e jetohet edhe tek klientet tona.

Cili është ai personazh që do të donit të kishte një aksesor “Made in Agnesa”

Do të doja shumë që të gjitha vajzat, zonjat të kishin një çantë apo aksesor nga marka ime, jo vetëm personazhet publike. Jam shumë e lumtur që Dua Lipa posedon një çantë Agnesa Vuthaj dhe do të doja që Victoria Beckham, e njohur për koleksionin e pasur të çantave, t’i shtonte atij koleksioni edhe një çantë timen.

Ju personalisht, përveç markës tuaj cilat brande të tjera pëlqeni?

Mua më pëlqejnë shumë brande, por i dua më shumë modelet klasike të Chanel, Hermes dhe disa të Louis Vuitton. Këtë sezon jam dashuruar me koleksionin e ri të çantave të Dolce & Gabbana.

“Made in Agnesa” ku mendoni do të arrijë pas 15 vitesh?

Marka ime 3 vjet pas themelimit u prezantua në Neë York Fashion Ëeek, ndaj besoj në mrekulli dhe do të doja që pas 15 vitesh të kisha një zinxhir të dyqaneve në qytetet e mia të preferuarara në botë, të vazhdoja me dyqanin online dhe me javët e modës në Neë York, Londer, Milano dhe Paris.

Motoja juaj është “shtojini ngjyra jetës tuaj”, po ju cilën preferoni?

Ngjyra e gjelbër, thuajse gjithmone.

Jeni një prej miss-eve më të bukura shqiptare, ama që për jetën private ka qenë hermetike…

Ndoshta sepse jetojmë në një vend ku respektohet privatësia edhe nga mediat, ka shumë pak paparazi dhe lidhjet më shpesh publikohen nga vetë personazhet publikë sesa nga mediat.

Meqë jemi këtu, Agensa momentalisht është në një lidhje?

Kur nuk jam në lidhje tregoj, por kur jam në lidhje nuk deklarohem (qesh)

Të njohim më shumë Agnesën, si do ta përshkruanit veten vetëm me një fjalë?

Pozitive

Ju pëlqen t’ju quajnë Agnesa miss-i , apo Agnesa biznessëomen?

Të dyja dhe jo vetem.

Cila është frika juaj më e madhe?

Mundohem të mos mendoj për gjërat që më frikësojnë.

Cila ka qenë puna juaj e parë dhe sa jeni paguar?

Puna ime e parë ka qenë në shkollën e mesme, me disa aktivitete rinore dhe shkruaja shkrime për një revistë për të rinj. Jam paguar 50 Euro në muaj.

Cili është defekti juaj më i madh?

Perfeksioni, dua që çdo gjë që bëj të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm dhe pres të njëjten nga të tjerët, edhe pse ndonjëherë pas pritjeve të mëdha vijnë zhgënjimet e mëdha.

Po cilësia më e mirë e karakterit tuaj?

Ndershmëria – (jam gjithmonë e hapur, e drejtperdrejtë dhe e sinqertë. )

Çfarë parfumi përdorni?

Momentalisht Gabrielle nga Chanel. Nuk përdor vetëm një parfum, por jam gjithmonë tek aromat më të lehta dhe vë shumë pak. Më pëlqen që aroma e parfumit të jetë më intime dhe të shkrihet me aromën e trupit dhe jo të ndjehet nga çdo kush ose të mbushet dhoma me parfumin tim.

Cila është rutina e kujdesit të lëkurës?

Pastrimi i lëkurës është shumë me rëndesi për mua, (asnjëherë nuk fle me make up në fytyrë) andaj kam gjetur larësin perfekt, është një shkumë nga brendi Kleanthous (që mund ta gjeni në Kosovë). Pas larjes vë serum, kremin e natës për sy dhe fytyrë nga i njëjti brend. Ngaqë kam lëkurë shumë të thatë, në mbrëmje përdor krema më intensivë që ta ushqej mirë lëkurën gjatë natës, ndërkaq ditën përdor një krem sensitiv që është shumë i lehtë. Në pranverë, verë dhe vjeshtë përdor gjithmonë krem me faktor mbrojtës +50. Këtë verë kam gjetur kremat ideale për mbrojtjen nga dielli tek Vagheggi Albania, po ashtu nga i njëjti brend jam duke përdorur një serum Vitamin C që e përdor në mëngjes, ndonjëhere edhe si zëvendësues i kremit të ditës, i cili i shton lëkurës shumë shkëlqim dhe largon shenjat e krijuara në fytyrë nga aknet, dielli apo mosha.

Në një ditë kur nuk keni asnjë angazhim në punë, çfarë ju pëlqen të bëni?

Më pëlqen të lexoj dhe të kaloj kohë me familjen dhe miqte.

Pushimet këtë verë ku ishin dhe me kë?

Ka qenë një nga verat që kam pushuar më shumë, sepse verave zakonisht jam e angazhuar me projekte, andaj këtë vit kam shijuar një udhetim në Paris dhe Romë, ndërkaq pushimin veror e kam kaluar në Spanjë me shoqen time Isidën, si dhe kam kaluar disa ditë edhe në mal bashkë me familjen time.

3 cilësi të karakterit që duhet t’i ketë me patjetër partneri juaj?

Të jetë i dashur, i ndershëm dhe të ketë stil jete të shëndetshëm.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF