Tre muaj pas lindjes, Xhensila befason me këtë lajm!

Xhensla Myrtezaj e solli në jetë vajzën e saj me bashkëshortin Bes kallku vetëm tre muaj më parë, por duket është gati t`i rikthehet pasionit të vet të madh.

Këngëtarja i kishte lajmëruar adhuruesit e vet se shkëputja e saj nga muzika do të ishte e përkohshme, dhe duket nuk ka dashur ta zgjasë më shumë se kaq. Suksesin që pati bashkëpunimi i saj me Ardian Bujupin, “Çika Çika”, i ofruar publikut që kur ishte shtatzënë, Xhensila kërkon ta shtojë akoma më shumë.

Kështu që i ka dhënë fansave lajmin e shumëpritur prej tyre: ndonëse sakrifica nuk është e vogël dhe do ti duhet të gjejë kohë për të dyja, 25 vjecarja do ti rikthehet koncerteve, duke premtuar sigutisht të mos lërë pas dore edhe Ajkën!!  Në instagram ajo ka shkruar: “E rinis me koncertin tim të parë pas një pauzë të shkurtër, sonte në Vjenë“.

Previous ArticleNext Article