KreuCelebrity

Vajzat e njohura shqiptare po veshin të gjitha trendin që u fal shumë pavarësi!

Kryefjala e javëve të modës për këtë sezon, kanë qenë sugjerimet e gjigandëve të stilit për sjelljen në vëmendje të kostumeve.

Lady Gaga e veshur me Marc Jacobs

I pamë tek sfilata e Chanel, Versaçe, Marc Jacobs etj, ku modelet parakaluan të veshura me xhaketa e pantallona herë të stilit mashkullor e herë pak më fine, ku përveç bukurisë vizuale këto veshjen mbartin në vetvete mesazhin e fortë se një grua mund të mbajë edhe PANTALLONA,  një grua ka fuqinë e gjthë botës brenda shpirtit të saj. Një vajzë e veshur me kostum për hir të së vërtetës ngjan bukur, duket e sigurt në vetvete, pasi kjo veshje të ‘dhuron’ një pavarësi më shumë se çdo veshje tjetër. Jo më kot edhe vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar nuk vonuan për ta përqafuar trendin e ri të modës;

Të gjitha u veshën me kostum; të gjitha u veshën me plot vetëbesim!

Agnesa Vuthaj

Jonida Maliqi

Kida

Nora Istrefi

Lori Hoxha

Armina Mevlani 

Luana Vjollca

Ilda Bejleri

A nuk duken kaq te pavarura dhe të forta bukuroshet tona?!

Të gjitha gratë e vajzat e pavarura aty jashtë i përshëndesim me këtë këngë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF