KreuCelebrity

A do të vendoset emri i vërtetë i Meghan Markle në certifikatën e lindjes së fëmijës së saj?

Të hënën, Pallati i Kengsinton konfirmoi se Princi Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Kur bebja mbretërore të vijë në jetë këtë pranverë, në certifikatën e lindjes në document nuk do të figurojë emri “Harry” dhe Meghan do të ketë emrin e saj të vërtetë “Rachel.”

Titulli i plotë i Princit Harry është ‘Madhëria e tij Princ Henry Charles Albert David, Duka i Sussex” dhe është titulli i cili do të përdoret në certifikatën e lindjes ndërsa emri i Meghan është “Rachel Meghan, Madhëria e saj, Dukesha e Sussex.”

Në prill kur Princi William dhe Kate Middleton sollën në jetë fëmijën e tyre të tretë, Princin Louis, certifikata e tij e lindjes mbante titullin, “Madhëria e tij Princi Louis Arthur Charles i Kembrixh.’ Prindërit e tij ishin listuar si, “Madhëria e tij Princi William Arthur Philip Louis, Duka i Kembrixh” dhe “Katherine Elizabeth, Madhëria e saj, Dukesha e Kembrixh.”Emri i Meghan do të jetë si i Kate përveç faktit se emri i saj i parë Rachel do të dalë para Meghan pra Rachel Meghan.

Nuk është e qartë se përse aktorja amerikane mban emrin e dytë të saj por gjithësesi prindërit e saj e kanë quajtur gjithnjë Meghan ose “Meg.” Harry gjithashtu e thërret atë Meghan dhe gjatë betimeve të martesës së tyre ata I’u drejtuan njëri-tjetrit me emrat e njohur të tyre.

Burimi/Marie Claire

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF