KreuStil Jetese

Blendi Fevziu është fëmijë i birësuar? Gazetari sqaron si qëndron e vërteta

Në vitin 2011 në mediat vendase nisi të qarkulloj lajmi se gazetari i njohur shqiptar Blendi Fevziu ishte fëmijë i adoptuar. Por drejtuesi i emisionit “Opinion” ka zgjedhur të flas për këtë temë në emisionin”Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj ku i është përgjigjur pyetjes së drejtueses së emisionit lidhur me thashethemet se ai është fëmijë i adoptuar.

Jo s’është fare e vërtetë, s’ka lidhje. Në shtëpinë ku ne rrinim, kishim një dhomë tepër, që ja kishim dhënë një qiraxhiu. Pas dy vitesh pasi u largua qiraxhiu i parë, dikush u kujtua që ne kishim tepër një dhomë dhe donin të na sillnin një tjetër. Kështu që unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, kjo ishte historia u bëmë dy kurora për të mbajtur shtëpinë. Nuk ka pasur adoptim, ndarja e kurorave për tollona dhe shtëpi ka qenë normale atë kohë.”– ka sqaruar Fevziu.

Por çfarë thuhej më herët për këtë histori?

Sipas të dhënave dhe lajmeve që qarkulluan në vitin 2011 thuhet se mbiemri i parë i Blendit nuk ka qenë Fevziu, por Bregasi. Sipas tyre ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi dhe se ka qenë Ali Fevziu, i njohur si daja i nënës së gazetarit, ai që e ka ‘birësuar’ Blendin në një moshë të brishtë.
Në vitin 1983, kur Fevziu mbushi 14 vjeç, me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte ‘birësuar’ pranë familjes së Ali Fevziut.
Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit dhe kjo shpjegon edhe lidhjen e Fevziut me Toptanajt, familjen e vjetër Tiranase dhe pronat e tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF