KreuStil Jetese

FOTO/ Babi Eri dhe mami Ajola pak orë para se Kajan të vinte në jetë

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, djalin Kajan më 6 tetor 2018. Por çifti i njohur kur vjen puna për të jetësuar kujtimet e tyre janë njësoj si ne!

Pak orë para se vogëlushi të vinte në jetë, Ajola ka relizuar një set fotografik, seti që realizojnë shumica e femrave në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, momente nga i cili ka zgjedhur t’i ndajë me publikun përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë nëna e re ajo që ka publikuar një foto bardhë e zi, me barkun e rrumbullakosur ndërsa në foto shfaqet edhe bashkëshorti i saj, kryetari i bashkisë së kryeqytetit duke përkëdhelur barkun e së shoqes. Fotoja e postuar në Instagram duket se nuk ka nevojë për shumë fjalë ndaj dhe juristja ka zgjedhur ta përshkruajë atë thjesht me ikonat e zemrave.

Kajan është fëmija i parë i çiftit Veliaj që erdhi në jetë si fryt i një historie dashurie disa vjeçare e pasur nga një martesë 5- vjeçare e dy prindërve të rinj.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF