Ka ardhur koha që ti hedhim një sy bizhuve më fantastike të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe; Kurorave më të bukura dhe historinë që fshihet pas tyre.
Kurora “Margaret Greville Emeral”
Princesha Eugenie vendosi të mos ndiqte hapat e nënës së saj dhe vendosi në dasmën e saj një kurorë me smerald të marrë nga kasaforta e Mbretëreshës. Kjo kurorë është prodhuar në 1921-shin nga Boucheron dhe smeraldi është 93.70 karat. Sipas The Telegraph kjo kurorë ishte pjesë e koleksionit të bizhuterive që Margaret Greville “ një pjestare e shoqërisë dhe mike e Mbretëreshës Mary e cila i’a la Nënës Mbretëreshë. Mbretëresha e trashëgoi kurorën në 2002-shin.
Kurora “The Diamond Bandeu”
Meghan Markle e vendosi këtë kurorë ditën e dasmës së saj. Sipas pallatit të Kensington kjo kurorë është krijuar në 1932-shin posatërisht për Mbretëreshën Mary. Ajo u bë pjesë e kasafortës së mbretëreshës në 1953-shin dhe është përdorur edhe nga Princesha Margaret, motra e Mbretëreshës Elizabeth.
Kurora “The Girls of Great Britain and Ireland”
Kjo kurorë ishte një dhuratë për martesën e Mbretëreshës Mary në 1893-shin dhe e ka marrë emrin pasi I është bërë dhuratë nga komiteti The Girls of Great Britain and Ireland për dasmën e saj. Mbretëresha Mary i’a dhuroi mbretëreshës Elizabeth II si dhuratë dasme në 1947-ën.
Kurora “The George IV”
Kjo kurorë u krijua për Mbretin George IV në nder të kurorëzimit të tij në 1821-shin, është përdorur nga Mbretëresha Viktoria dhe Mbretëresha Mary dhe që prej asaj kohe ka qenë pjesë e bizhuve familjare. Mbretëresha Elizabeth II e vendosi në kurorëzimin e saj dhe e vendos akoma ndërsa udhëton nga dhe për te State Opening of Parliament. Kjo kurorë ka 1333 diamantë dhe në vitet 1800 kur u krijua kushtonte 8216 pound.
Kurora “Burmese Ruby”
Mbretëreshës I’u dhuruan rreth 100 rubinë Burmese si dhuratë për ditën e dasmës së saj dhe ajo krijoi një kurorë me to duke I kombinuar edhe me diamantë.
Kurora “Hallo”
Kjo kurorë është krijuar nga Cartier në 1936-ën dhuratë për Mbretëreshën Nënë nga Bashkëshorti i saj përpara dasmës. Ajo ia dhuroi atë mbretëreshës Elizabeth II për 18 vjetorin e saj dhe që prej asaj kohe e ka vendosur Princesha Margaret dhe Kate Middleton- e cila e vendosi në ditën e dasmës së saj.
“The Oriental Circlet”
Kjo kurorë delikate u disenjua nga Princi Albert për dashurinë e tij të vetme Mbretëreshën Viktoria. Kjo kurorë ishte e preferuara e Nënës Mbretëreshë e cila ia dhuroi vajzës së saj Mbretëreshës Viktoria.
Kurora “The Brazilian Parure”
Brazili I dhuroi Mbretëreshës Elizabeth II disa bizhuteri Akumarine për kurorëzimin e saj dhe ajo bëri një kurorë me to.
Kurora “The Queen Mary Fringe”
Kjo kurorë u krijua në 1919-ën për Mbretëreshën Mary dhe është vendosur nga Mbretëresha Elizabeth dhe vajza e saj Princeshë Anna në dasmat e tyre.
Kurora “The Grand Duchess Vladimir”
Kjo kurorë i përkiste Dukeshës Ruse Vladimir dhe u ble nga Mbretëresha Mary. Ajo ia trashëgoi stër mbesës së saj Mbretëreshës Elizabeth II.
Kurora “Queen Alexandra Kokoshnik”
Kjo kurorë e mrekullueshme ishte një dhuratë nga Ladies of Society për përvjetorin e Mbretit Eduard VII dhe Mbretëreshës Alexandra në 1888-ën.
Kurora “The Cambridge Lover’s Knot”
Kjo kurorë u krijua për Mbretëreshën Mary në fillimet e viteve 1900 para se ti kalonte Mbretëreshës Elizabeth e cila ia dhuroi Princeshës Diana për martesën e saj.
Kurora “The Lotus Flower”
Kjo kurorë i përkiste nënës Mbretëreshë dhe ishte krijuar nga një varëse që I kishte dhuruar bashkëshorti I saj.
Kurora “Greville”
Kjo kurorë i përkiste Damës Margaret Helen Greville e cila ia dhuroi Nënës Mbretëreshë. Më pas kjo kurorë iu huazua Dukeshës së Cornwall pas martesës me Princin Charles dhe ajo e vendos shumë shpesh.
Kurora “The Delhi Durbar”
E krijuar për Mbretëreshën Mary në 1911-ën kjo kurorë ka kaluar më pas te Mbretëresha Elizabeth II e cila ia ka huazuar Dukeshës së Cornwall. Kjo kurorë është një ndër kurorat më të mëdha të koleksionit mbretëror.
Kurora “Meander”
Kjo kurorë I’u dhurua Mbretëreshës Elizabeth II nga njerka e saj. Më pas Elizabeth ia dhuroi atë vajzës së saj Princeshës Anna e cila ia dha vajzës së saj Zara Philiphs ta vendoste ditën e dasmës së saj.
Kurora “The Spencer Family”
Një nga kurorat që princesha Diana e vendoste më shpesh ishte pjesë e familjes së saj. Diana e vendosi këtë kurorë në dasmën e saj me Princin Charles por këtë kurorë e kanë vendosur edhe motrat e saj në dasmën e tyre, Lady Sarah Spencer dhe Victoria Lockwood.
Kurora “Poltimore”
Kjo kurorë është krijuar në 1870-ën dhe u kërkua nga Nëna Mbretëreshë për vajzën e saj Princeshën Margaret që ta vendoste në ditën e dasmës së saj. Në 2006-ën kjo kurorë u shit për 926.400 pound.
Kurora “The George VI Saphire”
Babai i Mbretëreshës Elizabeth I dhuroi asaj gurë safari si dhuratë për martesë dhe ajo krijoi një kurorë me ta në vitet ’60-të.
Burimi/Marie Claire