KreuStil Jetese

Luana pranon vështirësinë që po kalon lidhja me Krenarin?!

Autorja dhe moderatorja e show-t të argëtimit “Shiko kush Luan” në Top Channel është përfolur shpesh për historinë e saj të dashurisë me Krenar Çoçaj, biznesmen nga Kosova. Ndonëse asnjë nga palët nuk ka folur kurrë për këtë histori, duket se nuk ka më vend për dyshime sepse fotot që fotografët e paparazët i kanë shkrepur çiftit apo prania e tyre si çift në evente (më i fundit dasma në Como e Ledion Liços me Sara Hoxhën) ka shuar çdo dyshim.

Si për të vërtetuar këtë, Luana ka bërë një deklaratë disi të papritur në emisionin e saj, duke qenë se ajo është gjithmonë e përmbajtur kur vjen puna te jeta private. Kur Robert Berisha po fliste për largësinë dhe faktin se tashmë me Norën shihet vetëm në fundjavemë pasi po qëndron në Tiranë për shkak të angazhimit në “Dance with me”, Luana Vjollca si padashje e pa menduar mirë deklaroi: “Ta qaj hallin”. Në fakt të gjithe e dimë që kjo shprehje e zakonshme në zhargonin tonë përdoret në rastet kur personi përballë e kupton mirë ‘hallin’ e tjetrit pasi e ka kaluar ose po e kalon edhe vet.

Mos ndoshta Luana na pohoi kështu se largësia dhe distanca Kosovë-Shqipëria është problem dhe vështirësia më e madhe e historisë së saj të dashurisë me djalin nga Kosova, me të cilin është prej kohësh në lidhje?! Edhe nëse është kështu, atëherë Luana dhe Krenari duhen komplimentuar se deri më tani ia kanë dal më së miri ta afrojnë distancën e të mos e ndjejnë edhe aq largësinë, duke bërë që historia e tyre e dashurisë të vazhdoj akoma.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF