KreuStil Jetese

Studim/ Konsumoni 4 kafe në ditë, për një zemër të fortë!

Sipas një studimi konsumimi i kafes 4 herë në ditë ndihmon në forcimin e zemrës dhe riparimin e saj nga dëmtimet.

Kërkimi është realizuar nga Universiteti Heinrich Heine në Duseldorf, Gjermani duke arritur në përfundimin se kafeina i bën shumë mirë qelizave të zemres. Pensionistët duhet të konsumojnë 4 filxhan kafe në ditë në mënyrë që të mbrojnë dhe riparojnë muskujt e zemrës.

Nivelet e kafeinës , ekuivalente me 4 kafe në ditë, mund tëndihmojnë në mbrojtjen e venave të shëndetshme  të zemrës  dhe riparimin e saj pas një ataku kardiak. Mendohet se kafeina ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabet tipi 2 dhe infarktit po arsyet mbi këtë janë akoma të paqarta.

Studiuesit gjermanë mendojnë se  kafeina mund të mbajë qelizat e arterieve dhe venave më të shëndetshme duke përmirësuar aftësinë e tyre për  të  qënë më rezistente ndaj dëmtimeve. Ata sugjerojnë se kafeina është e dobishme veçanërësisht për njerëzit e moshuar zemra e të cilëve është më e dobët dhe me më shumë gjasa për t’u dëmtuar.

Burimi/ Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF