KreuStil Jetese

Upss Zaimina zbulon padashje moshën! Pendohet për atë që s’ka bërë 10 vjet më parë

Zaimina Vasjarit mesa duket nuk i pëlqen të flasë për moshën dhe kur iu bë një pyetje lidhur me të shkuarën e saj, showgir-i duke bërë llogari zbuloi pa dashje moshën e saj.

E pyetur nga Luana Vjollca lidhur me atë se çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kthehej 10 vite më parë, Zaimina u shpreh “Atëherë 10 vite më parë i bie kam qenë 20 vjeç…(ups zbulova moshën ndërpreu ajo fjalinë), duke treguar kështu se ajo tashmë ka ndërruar prefiks dhe është futur në të 30-tat. Por ky moment ka kaluar shpejt dhe nëna e re showbiz-it ka vijuar rrëfimin duke thënë se gjëja që do të kishte bërë ndryshe do të ishtë një fëmijë. “Duke qënë që e kam pasur burrin që atëherë, do kisha bërë më herët fëmijë. Fëmija është gjëja më e bukur që mun t’i ndodhi një femre”-, u shpreh ajo.

Zaimina Vasjari pranoi se do të dëshironte, që krahas vajzës tashmë 9 muajshe Khloe, të kishte edhe dy fëmijë të tjerë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF