KreuStil Jetese

Xhensila shfaqet me sy të enjtur dhe arsyeja nuk është ajo që po mendoni ju

Xhensila Myrtezaj nuk ka dashur t’i lërë fansat të presin më gjatë dhe ka vendosur t’i rikthehet koncerteve vetëm 3 muaj pas lidnjes së vajzës së saj. Ajo ka mbajtur mbrëmjen e djeshme koncert ne Vjenë dhe është shoqëruar atje nga bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku.

Gjatë udhëtimit të tyre në çift, Xhensila ka publikuar dy foto në Instagram ku shfaqet pa make up dhe krejtësisht natyrale e madje edhe me sy të enjtur. Por nëse po mendonim se shkak për këtë mund të ketë qenë pagjumësia për shkak të mëmësisë, ka qenë Besi ai që ka zbuluar edhe arsyen e vërtetë të gjendjes së këngëtares.

“Ata sytë e enjtur që kanë tre ditë që qajnë se do lësh vajzën vetëm. fshije komentin po deshe. Mke pals vesht”-, shkruan aktori nën fotot e tyre, duke tregur se diçka tjëtë shumë njerëzore dhe e kuptueshme qenka arsyeja e vërtet e syve të enjtur të këngëtares.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF