Listës së pretendentëve për te drejtuar Big Brother i shtohet një emër i ri, nuk jua pret mendja se kush!!! 0 1308

Pasi u mësua se nuk do të ishte Ledioni ai që do të drejtonte edicionin e parë të Big Brother Vip, vërshuan hamendësimet mbi emrin e moderatorit të reality show-t.

Fillimisht ishte lakuar Arbana Osmani, por me rrëzimin e variantit të saj dhe të Licos, doli në dritë një tjetër emër i njohur i Top Channel: Luana Vjollca.

Luana u përmend gjatë si variant, aq sa fansat nisën dhe te mësoheshin me idenë. Por kur u mësua se ajo do të vazhdojnë të mbante timonin e “Shiko kush luan“, vëmendja u spostua sërish. Në skenë doli Dojna Mema, të cilën s`e kishim menduar.

Por tani ka një emër të ri; bëhet fjalë për prezantuesen e “ Wake Up“, Ori Nebiaj!!! Dhe nuk do të ishte ndonjë cudi e madhe në fakt, duke qenë se Orin e kanë shumë përzemër në këtë televizion!!!

Previous ArticleNext Article