Modelja Ashley Graham i përvishet Kendall Jenner: “ Ty të kanë ardhur gjërat vetë, mua më është dashur të luftoj!“. 0 1035

Komentet e më të voglës së klanit Kardashian se i përzgjedh sfilatat në të cilat merr pjesë, vazhdojnë të bëjnë jehonë në botën ë modës. Për shumë vajza të përfshira në këtë industri, ky është një luks të cilin nuk e kanë pasur, e sidomos në fillesat e veta. Modelja plus size, Ashley Graham i dha një përgjigje të fortë pohimeve të tilla.

Cfarë fati ajo, bravo i qoftë. Une për vete nuk kam qenë ndonjëherë kaq me fat. Mua më është dashur të punoj, e të luftoj e te rrëzoj barriera cdo ditë, tha Ashley.

Kendall qe shprehur kështu në muajin gusht për revistën Love: “ Që nga fillimi, kemi qenë super selektivë për atë që unë duhet të bëj. Nuk kam qenë kurrë një nga ato vajza që do të donin të bënin 30 show për sezon, apo cfarëdolloj gjëje tjetër që ato bëjnë“.

 

 

Previous ArticleNext Article