KreuArt

Pas fitores në Varshavë, Viktor Zhusti ka dy fjalë për të thënë!

Me regji të Bujar Alimanit, një kast të jashtëzakonshëm aktorësh e një skenar që godet me të parën, filmi shqiptar “Delegacioni” e pushtoi festivalin e Varshavës, duke mos bërë thjesht një paraqitje dinjitoze në eventin prestigjoz, por duke i rrëmbyer atij praktikisht cmimin e vet të madh, atë të filmit më të mirë!

Viktor Zhusti, i cili pati rolin  kryesor në këtë film, e në një farë mënyre edhe ‘përgjegjësinë’ më të madhe, për t’i rënë në sy kritikës,  nuk mund ta fshehë entuziasmin për këtë arritje të tij, kastit, regjisorit, e njëkohësisht artit shqiptar. Llogaria e facebook e Zhustit është e mbushur këto dy ditë postime të shumta rreth kësaj ngjarje të madhe, e ai, aktori ikonik me naivitetin e pastërtinë e një artisti na kërkon falje nëse për një moment, postimet e tij të shumta entuziasmi, zhurma… rreth këtij triumfi, mund të na jenë dukur të tepërta. “Na lejoni sot të jemi të çmendur”, kërkon Viktori i teatrit e i filmit si për të pasqyruar atë çka shpirti i tij ndjen për këtë fitore të tij, shokëve të kastit por dhe tonën…

 

Statusi i Viktor Zhustit

“Akoma  më duket e pabesueshme. Gjithçka ndodhi dhe erdhi papritur (Jo dhe aq papritur por…). Miqt e mi! Lutem më ndjeni për gjithë zhurmën postimet, entuziasmin, por…është e jashtëzakonshme.Na lejoni që sot të jemi të ‘çmendur’!. Jemi duke pritur me padurim orësn 14:30 nga Varshava na kthehet Bujar Alimani. Një tjetër ‘i çmendur’ dhe ai. Sot kemi festën tonë. Ja kaq! Faleminderit”

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF