Rikthehet në TV gazetarja e kulturës me “ Artes“!! 0 267

Publiku e kishte ndjerë mungesën e saj, dhe tani, gazetarja e njohur e kulturës Elsa Demo papritur na befasoi me vendimin per nje rikthim me emisionin e përjvashëm e mjaft të vlerësuar “Artes“. Formati është po ai: një program i fokusuar tek fusha e kulturës dhe artit, ku nevoja për një trajtim cilësor të tematikave, mbetet e madhe.

Demo merr përsipër të prekë fushën e teatrit, atë përherë tërheqëse të kinemasë, megjithate nuk ngurron të afrojë me publikun edhe fushën e letrave dhe artit bashkëkohor, ndërsa guxon dhe me lëmin e arkitekturës. “Artes“ është mjaft fleksiblë në mënyrën e organizimit të tij, duke qenë se vjen edhe në formën e intervistave të gjata në studio, por edhe në atë të debatit me më shumë të ftuar.

Previous ArticleNext Article