KreuBusull

Si të dalloni shenjat e vetëvrasjes dhe çfarë mund të bëni për të ndihmuar

Vdekja e njerëzve të famshëm si, stilistja Kate Spade dhe Shefi i kuzhinës Anthony Burdain të cilët kryen vetëvrasje ka bërë që kjo temë të vihet në qendër të vëmendjes. Qendra për kontrollin e sëmundjeve dhe Parandalimin publikoi një raport që zbuloi se vetëm në SHBA vetëvrasja ka pësuar një rritje prej 25% nga periudha kohore 1999-2016 dhe viktimat janë kryesisht femra dhe nuk janë diagnostikuar me probleme mendore.

Është zbuluar se vdekja e Vipave ka një efekt të madh te njerëzit e thjeshtë të cilët janë duke përjetuar probleme psikologjike dhe emocionale. Kur aktori I mirënjohur Amerikan Robin Ëilliams vrau veten në 2014-ën në muajt në vazhdim rastet e vetëvrasjes u rritën me 10%. Melinda Paige një profesoreshë e shëndetit mendor në Universitetin Argosy dhe eksperte e dëmtimit të vetes dhe traumës tha profesionistët mjekësorë vlerësojnë nëse një individ që ka  paqëndrueshmëri emocionale dhe psikologjike mëson për dikë që ka kryer vetëvrasje dhe për më tepër ata ndiejnë një afërsi me një person të njohur I cili kryen vetëvrasje.

Paige shpjegoi se një person I cili rrezikon të kryejë vetëvrasje ndjen se ka provuar çdo mënyrë të mundshme ti japë fund dhimbjes dhe kërkojnë një rrugëdalje. Ajo shpjegoi se një nga shenjat që që një mik apo I afërm mund të shfaqë është mbyllja në vetvete. Nëse shihni një personin tuaj të afërt që largohet nga shoqëria dhe njerëzit që e rrethonjë atëherë duhet ti shfaqim atyre empati dhe tut hemi, “Kam vënë re se ke ndryshuar. Je mirë?” Ajo këshillon gjithashtu që të mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale për të marrë informacionin e duhur.

“Ju lutem mos thoni ‘Të kuptoj’ sepse nuk e kuptoni,” thotë Paige. Në vend të kësaj ajo sugjeron që të thoni “Jam e lumtur që më tregove,” dhe bëjeni atë person të ndiejë se nuk është I vetëm. Sipas Paige nuk ka problem edhe nëse e pyesni “Mos po mendon vetëvrasjen?”

“Ne mund të mendojmë se nuk duhet t’ja themi këtë gjë individit të caktuar por është e rëndësishme të pranojmë vuajtjen e tjetrit. Në shoqërinë tonë njerëzit nuk flasin për vuajtjet e tyre dhe kjo është ajo që rrit izolimin nga bota. Dija është thelbësore për të ndihmuar personat të cilët janë duke kaluar një krizë dhe rritja e ndërgjefjësimit mbi problemet mendore mund të ndihmojë shumë individë ta lënë pas turpin dhe të marrin ndihmën që kanë nevojë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF