Video/ Alban Hoxha tradhëton Çiljetën, kapet mat me një vajzë misterioze 0 1413

Dy javë më parë u duk se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha morën hapin e rëndësishëm të lidhjes së tyre duke shpallur fejesën. Kjo sepse në instagramin e saj këngëtarja bukuroshe postoi një foto me dorën e saj e të Albanit, ku në gishtin e unazës, shkëlqente unaza me gurë të çmuar.

Por si rrufe në qiell të hapur, duket se lidhja e tyre ka pësuar një krizë, pasi në redaksintë e shumë portaleve ka ardhur një video në të cilën shihet portieri i Partizanit teksa ndodhet në një prej clubeve të Tiranës, që përkëdhelet me një vajzë të panjohur. Nuk dihet se çfarë raporti ka Hoxha me vajzën misterioze por nga video kuptohet se afrimiteti i tyre tejkalon mundësinë e të qenit thjesht miq.

Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga mendohet të kenë një lidhje prej më shumë se dy vite e gjysmë dhe pavarësisht se ata nuk folën asnjëherë publikisht shpesh çifti ka postuar foto sëbashku, duke legjitimuar faktin se janë bashkë.

Previous ArticleNext Article