KreuStil Jetese

Wow! 2 javë pas lindjes, Ajola Xoxa shfaqet në publik në super formë

Ajola Xoxa u bë nënë vetëm dy javë më parë dhe ditën e djeshme bëri daljen e saj të parë publike. Dorë për dore me bashkëshortin e saj, kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nëna e re shihet e veshur me një fustan ngjyrë mente dhe në top formë.

Me një imazh e pamje të kuruar, nëna e re në radhët e personazheve publike duket në formë tejet të mirë, saqë për pak e ngatërruam dhe menduam se kjo në fakt mund të ishte një foto e vjetër e dyshes.

Mami Ajola është shkëputur për pak orë nga vogëlushi Kajan që erdhi në jetë më 6 tetor dhe së bashku me babi Erin kanë marrë pjesë në ceremoninë e pagëzimit dhe të ditëlindjes së vogëlushes Melani, vajzës së vogël të deputetit të PS, Taulant Balla.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF