KreuStil Jetese

Nga efekti Meghan Markle te stili Bohemian këto janë trendet kryesore të dasmave të 2018-ës

Me koleksionin e vjeshtës 2019 që po shfaqet në horizont këtë Tetor është koha që ti hedhim një sy dasmave që u zhvilluan këtë vit që po lëmë pas. Pasarelat e modës me fustanet e nusërisë të 2018-ës ishin gjithë stil dhe pak a shumë nnjë rikthim I fustaneve tradicionale dhe minimaliste. Më poshtë ju paraqesim trendet më të bukura të fustaneve të nusërisë për pjesën e mbetur të 2018-ës dhe më tej.

Efekti Meghan Markle

Së pari kemi stilin minimalist që dukej se I përkiste së shkuarës por u kthye në trend falë Meghan Markle.më në fund po shfaqet stili minimalist e I sofostikuar me detaje të thjeshta që mund të jenë goxha sfiduese për tu stiluar.

Klubi I sërfit

Për nusen e plazhit, braktiseni fustanin. Zgjidhni një kostum me një factor-ëoë -për nuse sigurisht- për festën pas betimeve ose edhe ceremonin ë nëse dëshironi.

Bishti I gjatë

Nga bishti I gjatë edhe që mund të hiqet, pelerinat e gjata, janë fantastike për një pamje madhështore të nuses. Kur vjen fjala te aksesorët, sigurohuni që të mos ngarkoheni shumë.

Fjongo guxuese

Fjongo të mëdha në fustanet e nuseve? Nuk është një gjë e re. fjongot janë lidhur për një kohë të gjatë me fustanet e nusërisë por tashmë fjongot e nuseve po marrin një formë të re dhe ngjyra guxuese.

Ana e errët

Mos I besoni bestytnitë e ngjyrës së zezë në fustanin e nuses pasi të them të drejtën është shumë shik. Pak rëndësi ka nëse është thjesht një detaj apo një pamje guxuese nga koka te këmbët mos kini frikë ta përfshini këtë ngjyrë në ditën tuaj të dasmës.

Printimet florale
Disenjot me lule në fustanin e dasmës ndoshta nuk duken si një ide e mirë por stilistët kanë filluar të përfshijnë printimet me lule delikate në fustanet e nuseve.

 

Dasëm Bohemiane

Me nuset që dëshirojnë të lënë një përshtypje në dasmën e tyre edhe nuset boheme po pësojnë një ndryshim duke marrë një pamje më të freskët dhe shik. Më pak  dandellë dhe më shumë shkëlqim, siluetat prej mëndafshi janë seksi dhe të sofistikuara.

 

Nëna e perlave

Përveç fjongove këtë vit kanë qenë edhe perlat shumë në modë. Detajet me perla në fustanin e dasmës dhe në aksesorë të japin një pamje dhe ndjesi më elegante.

E veshur me kostum

Përveç fustanit tradicional kemi tashmë edhe një formë të re të fustanit të nuses; një kostum në vend të fustanit është shik dhe I sofistikuar. Perfekt për ceremonitë civile, apo festën më pas nëse jeni një person guxues atëherë provojeni.

Reputacioni mbretëror

Fustanet e ballove janë kthyer dhe më të mëdhej se kurrë më parë. Këto fustane dramatikë, të vlefshëm për një dasëm mbretërore janë një krijim që të afron më shumë te rrënjët e pamjes së një nuseje. Këto fustane me shumë shtresa mund të gjehen në copa të ndryshme dhe janë të mrekullueshëm për një pamje si princeshë.

 

Luaj me fjalët

Tashmë një trend I ri që stilistët kanë krijuar është personalizimi I fustanit të dasmës. Shprehni dashurinë me fustanin “Love is Love” të Lela Rose të koleksionit Pranverë 2018 ose një fustan unik të personalizuar si ai I bloggeres së njohur italiane Chiara Ferragni I cili përmbante tekstin e këngës së bashkëshortit të saj.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF