Almeda Abazi në pritje të ëmbël! 0 1174

Prej vitesh ajo e ka shpērngulur karrierën dhe jetën e saj në Turqi, por të rejat në jetën e Almeda Abazit përbejnëpërherë kureshtje tek publiku shqiptar. Pas një viti e gjysmë martesë me aktorin turk  Tolgahan Tsayisman, ish- miss Shqipëria ka dhënë më në fund lajmin e bukur se ajo dhe bashkëshorti do të bëhen prindër për herë të parë, vetëm pak muaj më vonë. Almeda ka rrëfyer pêr revistawho se është në muajin e 3- të të shtatzënisë dhe se gjithçka u zbulua krejt papritur gjatë një kontrolli rutinë në spital.



Mesa duket kjo pritje e ëmbël  e bukuroshes Abazi ka qenë me të vërtetë e papritur pasi javët e fundit ajo ka qenë në xhirime për klipin e këngës së saj të parë të cilën e lancoi pak ditë më parë.

Urime mamit dhe babit në pritje, për lajmin e bukur!

Previous ArticleNext Article