Gruaja i bën kompliment, përgjigjia e Elvis Pupës do t’ju shkrij së qeshuri 0 3738

Elvis Pupa është një prej aktorëve të humorit më të dashur për shqiptarët. Por natyrisht që batutat dhe shakat e karakterizojnë atë edhe në jetën e tij të përditshme dhe kjo vërehet edhe ne publikimit që ai bën në rrjetet sociale. Më e fundit ka qenë një foto që aktori i “M’fal për shprehjen” ka postuar në Instagram, ku shfaqet mes disa “shtyllave”, siç i ka quajtur ai.

Pupa ka zgjedhur një koment për foton duke shkruar: “E do robi një shtyllë në jetë me u mbështet. Imagjino nivelin e vështirësisë të luash lojë shtyllash këtu”.

Por ajo që ka komentuar fill pas publikimit të fotos ka qenë bashkëshortja e aktorit, Belina e cila shkruan: “Ti je shtylla e shtëpisë o çavo”- duke na kujtuar të gjithëve një prej roleve më të njohura që aktori ka luajtur në show-n e humorit “Portokalli”.

Por komenti pasues është ai që do të na vinte edhe më buzën në gaz e që u shkrua nga aktori si kundërpërgjigje nga të shoqes: “Ja me këto të hutoni të hutoni ju”, shkroi artisti.

Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij psikologe dhe terapiste Belina prej vitesh ndodhen në ShBA ku jetojnë e punojnë.

Previous ArticleNext Article