KreuHoroskop

Ja çfarë do të ndodhë me shenjën e Akrepit tashmë që jemi në sezonin e tij

 Vjeshta është me ndryshime dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo: Sezoni I Akrepit ka mbërritur. Të martën në 23 Tetor, dielli lëviz në Akrep duke I’u bashkuar Venusit, Mërkurit dhe Jupiterit. Të gjitha energjitë që rrethojnë Akrepin po ndikojnë në jetën e përditshme prandaj nuk do të jeni në gjendje të shmangni misteret e kësaj vjeshte.


Ndërsa sezoni I akrepit lidhet shpesh me intensitetin dhe pasionin, këto përshkrime as nuk I afrohen asaj që kjo shenjë prezanton në të vërtetë. Sezoni I Akrepit ju kthen në një hetues, duke u munduar të gjeni kuptim në çdo gjë dhe të zbuloni se çfarë ju motivon.
Sezoni sipërfaqësor I Peshores nuk është më miqësor prandaj do e gjeni veten duke kërkuar biseda që përfshijnë tema intime, të dashurisë, vdekjes, emocioneve dhe shumë tabuve të tjera. Duke qenë se Akrepi është shenjë e ujit jeni më të motivuar nga emocionet sesa logjika.

Emocionet tuaja janë “O të gjitha ose asgjë” për muajin në vazhdim dhe ju luftoni për tu shkëputur prej tyre njësoj siç bëtë gjatë sezonit të Peshores. Këtë sezon nuk do të jeni shumë social pasi është një periudhë introverte. Akrepi shpesh është quajtur shenja e vdekjes dhe transformimit që e lidhet me cilësitë introspective të kësaj shenje. Mendoni për këtë sezon të Akrepit si një kohë rigjenerimi ku një pjesë e juaja rilind si një feniks duke sjellë më të mirën te ju. Nga fundi I nëntorit një element I personalitetit tuaj, lidhjeve ose mjedisit do të ndryshojë përgjithnjë dhe do të mund të ecni përpara pa e kthyer kokën më pas.

Burimi/Cosmopolitan

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF