KreuBusull

Nga Olta Gixhari e deri tek Artur Zheji…Ja emrat që janë përfshirë në aferën greke!

Prej ditësh po përlitet për një skandal të madh të financimit të mediave dhe gazetarëve shqiptarë nga shteti grek. Gjithçka u zbulua gjatë një sherri mes ministrave grek, ku u tha se qeveria greke ka financuar në mënyrë sekrete gazetarë dhe portale shqiptare, sikurse edhe poltikanë që merren me Marrëveshjen e Detit dhe këto financime kapin shifrën prej 1 milion eurosh vetëm për muajin tetor të këtij viti. Sipas gazetës “Dita” në këtë aferë janë përfshirë emra të njohur të medias e për çudinë tonë në listën e botuar nga kjo gazetë është edhe emri i aktores Olta Gixhari.

“Në listën e publikuar nga gazeta greke lexohen mes të tjerave emrat e Qamil Lirza, pedagog ka përfituar gjithsej 63.000 euro. Olta Gixhari, aktore 12.000 euro, Shpëtim Idrizi, Kryetar i partisë kryesore çame në Shqipëri 340.000 euro, Dashamir Tahiri, ish-deputet i partisë të çameve ka përfituar 25.000 euro. Eni Vasili, gazetare ka përfituar 20.000 euro, Mustafa Nano, gazetar 30.000 euro. Artur Zheji, Kosta Barka, Henri Cili, Artan Hoxha, Alfred Cako, Mentor Nazarko kanë marrë gjithashtu sasi të ndryshme parash”: shkruan gazeta

Aktorja Gixhari ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi duke mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen e saj në këtë aferë, duke e quajtur një marrëzi. Bukuroshja e filmit dhe teatrit do të japi sot në “Opinion” një deklaratë rreth kësaj ngjarje.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF